Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM – Violeta Sekuj, korçarja që mbeti në historinë e Shkodrës si regjisorja e parë grua e teatrit “Migjeni”

ShkodraWeb 30 July, 2025
violeta sekuj 2025

Para disa ditëve, në Massachusetts të SHBA, u nda nga ne, në moshën 94 vjeçare, regjisorja dhe aktorja e shquar e teatrit “Migjeni”, Violeta Sekuj.

​Violeta Sekuj lindi në qytetin e Korçës, me 1 Mars 1931. Veprimtarinë e saj artistike si profesioniste e filloi në teatrin “Migjeni”, në mesin e viteve 50. Gjatë gjithë jetës së saj artistike, Violeta shquhet për korrektësinë, profesionalizmin dhe kreativitetin në krijimin e karaktereve në rolet e besuara. Violeta ishte aktorja e parë me shkollën profesionale dhe, gjithashtu regjisorja e parë grua në teatrin “Migjeni.”

​Violeta ka realizuar dhjetra role si në teatër dhe në kinematografi. Në teatër mund të përmendim rolet tek: “Shërbëtori i dy zotnive” ( ky është roli i parë, në vitin 1955), “Djali plangprishës”, “Zekthi”, “Nora”, “Çështja e Blertës”, “Çifti i lumtur”, “ Gjaku i Arbrit” etj. Ndërsa, në Kinematografi: “Fundi i një gjakmarrje”, “Militanti”, “Flutura në kabinën time” etj.

Violeta ishte një nga regjisoret kryesore në teatrin “Migjeni”. Ajo ka vënë në skenë 15 shfaqje, ku mund të veçojmë: “Prefekti”, “Djem të mbarë”, “Nora”, “Kaçakët”” etj.

violeta sekuj 6
violeta sekuj 4

​Violeta Sekuj ishte kolege dhe bashkudhëtare me gjeneratën më të vjetër të teatrit, me Zef Jubanin, Adem Kastratin, Tinka Kurtin, Vitore Ninon, Antonjeta Fishtën, Ndrek Prelën, Andrea Skanjetin, Lec Shllakun, Esat Oktrovën, Serafin Fankon, Roza Anagnostin, Rikard Ljarjen e shumë e shumë të tjerë të brazave të ardhshëm të teatrit “Migjeni”.

​Violeta ishte bashkëshortja e regjisorit e themeluesit të Estradës Profesioniste të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Paulin Sekuj. ​U nda nga jeta, më 23 Korrik 2025, në SHBA.

I gjithë komuniteti i artistëve shkodranë dhe jo vetëm, shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes Sekuj për këtë humbje të madhe! I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e Violeta Sekujt!

Post navigation

Previous: PERSONAZH – Kompozitori shkodran Tonin Harapi, mjeshtri i mjeshtrave të kompozicionit shqiptar…
Next: E RËNDË – Konsumoi fostoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, 55- vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Shkodrës

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.