Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM – Pas pak ditëve do të festonte ditëlindjen, ndërron jetë lahutari i madh Jonuz Delaj…

ShkodraWeb 16 April, 2026
jonuz delaj 0

Është ndarë nga jeta, pak ditë para ditëlindjes së tij të 76- të lahutari dhe artisti i madh i folklorit shqiptar, Jonuz Delaj nga Kastrati i Malësisë së Madhe. Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Jonuz Delaj është lahutari më i veçantë në trevën e Malësisë. Ai u lind me 24 prill 1950, një vazhdues i gjallë i traditës, historisë dhe krenarisë së lashtë të Eposit të Kreshnikëve. Për rreth 70 vitesh Jonuz Delaj nuk rreshti duke i kënduar e shkruar këngë Malësisë, historisë së saj të lavdishme, traditës, kulturës e personazheve më të rëndësishëm në shekujt e gjatë të Malësisë, shkruhej në një artikull online të “Dielli” para disa viteve.

Jonuz Delaj në moshën 6 vjeçare filloi ti binte lahutës, në një moshë kur lahuta ishte më e madhe edhe se vetë artisti. Këtë instrument muzikor e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi që ishin mjeshtra të lahutës. Lahuta dhe pushka ishin binom i çdo familje malësore. Fëmijët në atë kohë bëheshin ose të pushkës ose të lahutës.

Fëmijëria e Jonuz Delajt ishte e lidhur jashtëzakonisht me kuvendet e burrave, logun apo organizimet mes fshatrave. Fisnikëria e malësorëve ishte e jashtëzakonshme. Dashuria për atdheun ishte frymëzim së bashku me këngët e trimërisë, lufta për të mbajtur pushtuesin (shkjaun) larg trojeve shqiptare. Krenaria e të papushtuarit, dëbimi i shovinistëve dhe mbajtja në mënyrë të shenjtë të tokave të të parëve, ishin elementi dallues dhe frymëzues në këngët e Jonuz Delajt.

Kënga e parë e kënduar prej lahutarit Jonuz Delaj quhet: “Këta nizamët e shqiptarisë” që i dedikohej djemve shqiptarë të marrë peng prej Turqisë. At Gjergj Fishta ishte element frymëzimi për çdo malësor.

jonuz delaj 4
jonuz delaj 1

Jonuz Delaj në moshën 10 vjeçare lexoi kryeveprën e Fishtës “Lahuta e Malësisë” origjinale dhe arrinte të thoshte qindra vargje në koncerte e ansamble. Jonuz Delaj është dekoruar me Dekoratë e Klasit të Tretë nga Kuvendi Popullor si interpretues i vlerave kombëtare, folklorike dhe trashëgimisë kulturore. Kënga e fundit që ka krijuar lahutari Jonuz Delaj është për emigrantët shqiptarë e titulluar: “Prej mërgimit më erdhi një fjalë”. Jonuz Delaj vazhdon të krijojë çdo ditë duke i kënduar Malësisë, figurave të saj, e ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së saj. I harruar prej të gjitha pushteteve, ai nuk u zemërua kurrë, por në zemrën e tij dhe shpirtin të artit kultivoi dashurinë për Malësinë e tij, atë që nuk e braktisi kurrë. Çdo këngë ka historinë e saj të veçantë tregonte Jonuz Delaj.

Pabesia e komunistëve ndaj Kelmendit ishte e frikshme. Kelmendasit janë mësuar gjithmonë me pabesi që nga Osmanët e deri nga serbët e komunistët në fund, shpreh pikëllim lahutari. Jonuz Delaj i ka kënduar Marash Ucit (një figurë e lartë trimërie nga Brigjet e Hotit), Oso Kukës, Atë Fishtës, Ciklit të Kreshnikëve, Martesa e Halilit, Isa Boletinin, Ali Pashë Gucinë, Nores së Kelmendit, Mem Smaljit, Prek Calit, Nik Lek Pepës, Sali Manit etj. U ka kënduar ngjarjeve që kanë shënuar Malësinë, qëndresës heroike të Kelmendit çka e bëjnë këtë lahutar kaq të dashur për Malësinë e malësorët, shkruhej në një artikull online të “Dielli” para disa viteve.

Leu Prek Cali mbi këto kreshta

Fjala e tij ushtoi sa bjeshka

Atje në Londër ky dai

Mos mi shtyj gur e shefi

Mos ma shkelni vendin tem

Se ua baj vorrin në Kelmen

Sipas Lahutarit Jonuz Delaj, At Fishta erdhi në Malësi jo vetëm për meshën e shenjtë por për ti kënduar e shkruar malësorëve të Malësisë, bijve heroikë dhe atyre që kanë lënë jetën për Kelmendin e krejt Malësinë. Fishta u shkroi malësorëve dhe fisnikërisë e trimërisë së tyre mbi 20 mijë vargje. Lahuta ime thoshte Jonuz Delaj nuk i ka kënduar gjithkujt, por bijve të veçantë të Malësisë dhe historisë së saj. Lahuta është më e vjetër se Cikli i Kreshnikëve. Lahuta ishte një sinjal kushtrimi si kënga maja krahut për raste të veçanta për malësorët që të mos diktoheshin nga shkjau.

Kënga e lahutës dhe kënga maja krahut ishin sinjale të veçanta komunikimi, një gjuhë specifike e fshehtë mes malësorëve që sinjalizonin njëri-tjetrin në raste rreziku. Edhe në komunizëm nuk i këndoi kurrë partisë dhe udhëheqjes por vetëm Ciklit të Kreshnikëve dhe trimërisë e historisë së Malësisë e malësorëve. Vetë misioni dhe specifika e lahutës si instrument muzikor e shpëtoi nga censura dhe shërbimi ndaj partisë e udhëheqjes së kohës. Lahuta i këndonte trimërisë së malësorëve, kënga e lahutarit frymëzonte malet dhe malësinë e trimërinë , i nxiste në luftë patriotët për të luftuar për atdheun e trojet e tyre. Në çdo luftë, në çdo kuvend burrash, në çdo betejë, lahuta i frymëzonte malësorët kundër sllavëve dhe osmanëve. Çdo katund ka pas lahutarët e tij në Malësi. Lahuta, fyelli, zymarja ishin tre instrumentet muzikor më të përdorur në Malësi.

Jonuz Delaj veçonte lahutarët më në zë të Malësisë: Nua Biboçi, Prek Gjon Luca, Martin Llesh Smajlaj, Vera Qosaj, Pretash Nilaj e disa të tjerë që e kanë trashëguar traditën e lahutës në Malësi. Sipas Jonuz Delajt, Sali Mani solli i pari çiftelinë në Malësinë e Madhe dhe i këndonte fshatit, trimërisë së malësorëve, jetës së përditshme dhe personazheve të thjeshta frymëzuese të jetës së përditshme. Së bashku me Sali Manin kujton lahutari Jonuz Delaj, shkonim nga Malësia në Shkodër në këmbë për të kënduar në koncerte. Ne lidhëm një miqësi të fortë. Si dy instrumentat e çiftelisë e lahutës që janë bashkë, ashtu edhe ne ishim një binom i pa ndarë. Me Sali Manin kemi shkuar në çdo festival në Gjirokastër, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj. Fakti i qëndrimit besnik të boshtit kreshnik të Lahutës, shpjegon lahutari Delaj, më shpëtoi nga kënga për udhëheqjen komuniste. Jonuzi i rritur me sokolat e bjeshkës mësoi ti binte edhe fyellit, zymarese e çiftelisë.

Lahutari Jonuz Delaj ka qenë pjesëmarrës i festivaleve ndërkombëtare në vitin 1973 në festivalin Ballkanik në Ohër të ish-Jugosllavisë, në Ankara të Turqisë, në festival Europian në Venecia, në Bolonja dhe turne të rregullt në viset shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Preshevës. Lahutari Delaj tregon me krenari se në Prishtinë, vitin që shkoi së bashku me lahutarë të tjerë kanë krijuar Festivalin e Lahutarëve në hapsirën mbarëshqiptare. Lahutari Jonuz Delaj është një mbrojtës i flaktë i vlerave të hershme të lahutës ( lavdës ) në media të shkruara dhe audiovizive, shkruhej në një artikull online të “Dielli” para disa viteve.

Lahutari Jonuz Delaj sulmonte dhe UNESCO-n që e ka cilësuar lahutën element të trashëgimisë kulturore serbe. Lahutari Delaj citon At Fishtën: Serbët në Ballkan erdhën dy shekuj mbas nesh dhe shprehimisht, kur ne vazhdonim qytetërimin për dy shekuj, ata erdhën nga shpellat Urale të Rusisë.

Në 30 vitet e demokracisë janë vitet më të zymta të artit dhe kulturës shqiptare. Sidomos të pjesës folklorike që përbën identitetin tonë kombëtar, shprehet i zhgënjyer lahutari Delaj. Tradita dhe historia në muzikë është lënë në harresë prej qeverive në vazhdimësi. Shteti duhet ti ruaj me fanatizëm këto tradita. Sot ky komb është në rrezik, po humbet identitetin kombëtar. Që nga librat në shkolla e deri te mbështetja shtetërore për artin janë në nivele alarmante. Nuk kujdeset askush as per individin as për artin, nuk ka kinema, shtëpi kulture, zero investime për artin. Në përfundim të bisedës, lahutari kreshnik Jonuz Delaj, na lë një amanet patriotik: Ruani patriotizmin siç e ruani prej më shumë se tash një shekulli. Mësojini fëmijëve shqip. Duajeni atdheun dhe mos e harroni kurrë historinë dhe identitetin tuaj shqiptar, shkruhej në një artikull online të “Dielli” para disa viteve.

ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurve të Jonuz Delaj për këtë humbje të madhe.

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 prill 2026…
Next: “Kujtesë e gjallë e historisë dhe identitetit tonë”, Tonin Marinaj për vdekjen e Jonuz Delaj: Lahutar i paharruar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.