
U bë 1 vit nga ndarja nga jeta e Profesor Menduh Dërguti! Një njeri i jashtëzakonshëm, një profesor me vizion dhe një patriot i heshtur.
Menduh Dërguti nuk ishte vetëm deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1992–1996 dhe Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, por edhe një mendje e ndritur që i shërbeu arsimit, dijes dhe kombit me përkushtim të rrallë.
Ai ishte nga ata njerëz që nuk kërkonte asnjëherë protagonizëm, por la gjurmë të thella në çdo fushë ku kontribuoi.
Sot si pedagog, por si edhe student që kam mbaruar degën Histori-Gjeografi asokohe, kam detyrimin me kujtu një Njeri plot vlera si Profesori. /Nga Ervis KRYMBI, publikuar në Facebook/




