Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026
kole kola polic 2026

Lajmi erdhi si një krismë në qetësinë e ditës i ftohtë, i papritur, i padrejtë. Kolë Kola nuk është më. Ndoshta as dy vite nuk kishin kaluar prej asaj dite kur ai uli për herë të fundit kapelen e shërbimit, duke e mbyllur karrierën me dinjitet e nder, siç i ka hije një burri që nuk e njeh përkuljen. E megjithatë, jeta kjo armike e pabesë, nuk i dha kohë të shijojë qetësinë e merituar.

Një sëmundje e rëndë e goditi pabesisht, e rrëzoi në heshtje një burrë që në pamje dukej si lis, nga ata lisa që nuk i tund as era, as stuhia.Për ne që e njohëm, Kolë Kola nuk ishte thjesht një emër në radhët e policisë. Ai ishte vetë figura e policit të ndershëm, një nga ata që nuk i bën zhurmë vetes, por i bën nder uniformës që mban.

Gati katër dekada shërbeu në radhët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kohë të vështira, në kthesa të rrezikshme të historisë sonë, nga një sistem në tjetrin, në mes të anarkisë politike dhe pasigurive që e përpinë shtetin e brishtë shqiptar.Ai nuk ishte nga ata që ngriten mbi shpatullat e të tjerëve. Ishte përkundrazi krahu i sigurt për shokun, zëri i drejtë në marrëdhënie, njeriu korrekt që nuk përkulej. Nuk nxiste, nuk shpifte, nuk shiste shokët virtyte të rralla në kohë të turbullta.

Në jetën e përditshme, jashtë uniformës, ai mbetej po ai burrë: i thjeshtë, bujar, punëtor, i dashur me njerëzit dhe i respektuar në çdo komunitet ku shkeli. Një njeri pa vese, me shpirt të hapur, që la pas një familje si vetja- të ndërtuar mbi ndershmëri dhe dinjitet.Sot, ndërsa ai niset drejt pushimit të pasosur, na mbetet një reflektim i hidhur: Se shpeshherë, më të mirët nuk shpërblehen sa janë gjallë. Uniforma që ai mbajti për një pagë modeste, nuk i dha kurrë pushim ,as në festa, as në ditë gëzimi, e aq më pak në kohët e çmendura të politikës dhe përballë egërsisë së krimit që shpesh maskohet më mirë se ligji. Dhe pikërisht këtu qëndron mirësia e tij: ai nuk kërkoi kurrë më shumë se detyrën. Dhe detyrën e bëri si pak kush

Le ta kujtojmë Kolë Kolën jo thjesht sepse u nda herët nga jeta, por sepse ishte ndër ata efektivë që i bëjnë nder policisë shqiptare asaj hallke të lodhur, shpesh të harruar e të nënvlerësuar, por që mban mbi vete barrën më të rëndë të shtetit. Sot nuk përcjellim vetëm një njeri. Përcjellim një epokë të heshtur sakrifice, një ndërgjegje të pastër, një lis që u rrëzua jo nga stuhitë, por nga padrejtësia e fatit. U prehsh në paqe, Kolë Kola. Nderi yt do të jetojë gjatë në kujtesën e atyre që dinë të dallojnë burrat e vërtetë. /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!
Next: Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.