Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM NGA GJERGJ KOLA – 11 vjet pa profesor Ymer Striniqin, simboli i profesionalizmit të gazetarisë sportive…

ShkodraWeb 27 March, 2026
ymer striniqi

Si pa u ndjerë, sot mbushen 11 vjet që nuk e kemi më mes nesh. Në fakt, vetëm fizikisht sepse është sërish i pranishëm. Me kujtimet e tij, statistikat, shkrimet dhe komentet e jashtëzakonshme. E kam fjalën për gazetarin dhe komentatorin e mirënjohur sportiv Ymer Striniqi.

U nda nga familja dhe nga ne në moshën 71 vjeçare, pikerisht më 27 mars 2015, kur në fakt kishte ende për të dhënë, por një sëmundje e rëndë bëri që profesori të ndahej nga ne. Njeriu që mbi 50 vjet me rradhë ishte simboli I mikrofonit, statistikave dhe komenteve të tij, këtë herë nuk arriti të komentonte ndeshjen e rradhës, atë të jetës.

Për të gjithë ne gazetarët e tjerë sportivë, ai ka qenë shembulli i njeriut korrekt, I gazetarit të apasionuar dhe komentatorit me zë të veçantë. Ka qenë shembulli I njeriut të ndershëm dhe I tillë iku nga kjo botë.

Madje, edhe përcjelljen për në banesën e fundit, e la amanet që t’ia bënim pa nderime të mëdha. Ndoshta si apel për njerëzit që kishin diçka në dorë dhe kurrë nuk I hapën dyert për t’I kryer punë, për ta ndihmuar në hallet e mëdha familjare dhe ndoshta ky ishte “pengu” i madh i profesor Ymerit që mori me vete: Moszgjidhjen e tyre.

Zëri I tij në transmetimet radiofonike dhe televizive, statistikat e veçanta dhe komentet shumë domethënëse kujtohen ende edhe sot pas pesë vjetësh nga të gjithë. Mbi 50 vite karrierë në mediat lokale dhe ato qendrore, e kanë bërë atë një personalitet të veçantë në fushën e gazetarisë sportive.

Ne, pasardhësit e tij kishim planifikuar në fakt një aktivitet të madh për këtë pesëvjetor të ndarjes nga jeta të profesor Ymer Striniqit, megjithatë situata e krijuar në vend, nuk na e mundësoi këtë gjë. Kjo nuk do të thotë se e kemi harruar profesorin tonë. Ai ka qenë dhe mbetet “busulla” për të gjithë ne. /Nga Gjergj KOLA, publikuar në ShkodraSport/

Post navigation

Previous: Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, për anëtarin e fundit Presidenca i është drejtuar Kushtetueses
Next: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 28 mars 2026…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
robert prendushi 2026

NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin…

ShkodraWeb 13 May, 2026
ndrenika puthja 2026

NGA ALBA MALLTEZI – Puthja që ju shkatërroi planet ose si Robert Ndrenika rrëmbeu tapetin e kuq…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.