Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM NGA ERVIS KRYMBI – 8 vjet nga largimi i Prof. Dr. Mahir Hotit, intelektualit dhe drejtuesit të UNISHK

ShkodraWeb 7 April, 2026
mahir hoti

Prof. Dr. Mahir Hoti, ishte një ndër emrat e spikatur të arsimit shqiptar, një nga intelektualët më të shquar të viteve të fundit si dhe një zë i fuqishëm publik në Shkodër dhe më gjerë.

Prof. Dr. Mahir Hoti dha një kontribut me vlerë në vazhdimësinë e shkollës gjeografike të Shkodrës. Ai është bashkë themelues i departamentit të Gjeografisë në Universitetit të Shkodrës.

Prof. Dr. Mahir Hoti zë një vend të veçantë në studimet e punimet e tij shkencore për qytetin e lindjes. Ai na paraqitet me një dimension mjaft solid për të evidentuar e qëmtuar deri në detaje çështjet gjeografike të Shkodrës.

Dimensioni i figurës së nderuar të Prof. Dr. Mahir Hotit nuk mund të kuptohet pa kontributin i tij të shquar si Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku ai punoi pa reshtur për t’i dhënë rolin dhe vizionin që duhet të kishte një universitet bashkëkohor.

Jeta publike e Shkodrës e njohu Prof. Dr. Mahir Hotin edhe si themelues dhe drejtues i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Austri, që në fillimet e viteve 1990. Me mjaft intelektualë shkodranë dhe nga qytete të tjera të vendit, bëri të mundur ngritjen dhe institucionalizimin e një marrëdhënieje mjaft serioze dhe konkrete me institucione të ndryshme austriake.

Figura e nderuar e Prof. Dr. Mahir Hotit duhet vlerësuar edhe në rolin dhe kontributin e tij shkencor. Gjatë jetës së tij akademike, ai realizoi mjaft libra e tekste mësimore universitare dhe të cikleve të tjera në fushën e gjeografisë. Njëkohësisht, mjaft referime shkencore dhe botime në revistat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, që ndikuan dukshëm në rritjen e autoritetit të tij shkencor e akademik, duke bërë të mundur edhe ecurinë në karrierën akademike.

Kontribut me vlerë në jetën shkencore e kulturore të Shkodrës pati edhe Seminari Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj”, në të cilin ai ishte për mjaft vite bashkorganizator dhe drejtues i seksionit të gjeografisë. Tërësia e këtyre elementëve e kanë shndërruar profesorin tonë të nderuar në studiuesin dhe pasionantin shkencor ndaj Shkodrës së tij.

Prof. dr. Mahir Hoti do kujtohet e mbahet mend si qytetari dinjitoz i qytetit fisnik të Shkodrës, si mësuesi e pedagogu i nderuar për breza e breza të tërë studentësh, si kontributori e studiuesi evident i gjeografisë, si kolegu ynë i respektuar, si miku e dashamirësi i të gjithëve. /Nga Ervis KRYMBI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 7 prill 2026…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Shkodra tronditet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e lekundjes…

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.