Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM – Lamtumirë Domes, aktorit që personifikoi qytetarinë në art…

ShkodraWeb 30 October, 2022
enver hyseni

“Për mua Shkodra është më pak e bukur pa Domen”. Kjo shprehje e aktorit Arben Spahia në lamtumirën e aktorit Enver Hyseni apo në daljen e tij të fundit nga teatri “Migjeni”, më solli disa kujtime që me kalimin e viteve, largimin e personazheve të tyre, bëhen më të vlerta.

Televizioni “Shkodra TV1”, që në themelimin e tij në pranverën e 1997- ës, ishte kthyer në epiqendër të bashkëpunimit me artistët. Në të gjitha hapësirat e mundshme, veçanërisht në emisionin e papërsëritshëm “Trokitje në mesnatë” fundjavave, ishin skena e një bashkëpunimi të papërsëritshëm të një medias lokale me artistët e të gjitha zhanreve.

Nga orët e para të darkës, deri në ato të mëngjesit, jo vetëm studiot por të gjitha mjediset e Shkodra TV1, mbusheshin me artistë. Natyrisht, teatri “Migjeni” dhe aktorët e artistët e tij, ishin gjithmonë “violina e parë”. Aty filloi njohja, shoqëria e më pas miqësia me të gjithë aktorët e punonjësit e këtij tempulli të artit, me plot kuptimin e fjalës. Aty ishin edhe kontaktet e para me Enver Hysenin, të cilën që nga ajo kohë, duke bërë shaka me kohën e komunizmit dhe diktatorin, nisa të thërras “shkoku Enver”. Ai qeshte gjithmonë, bënte shaka dhe kur harroja ta thërrisja, me humor ma kujtonte.

Me komunitetin e aktorëve e artistëve, afrimi ishte i natyrshëm. Veçanërisht kur në Shkodra TV1 erdhi si drejtor Bardh Smaja. Një grup fantastik, i hareshëm, ku unë, duke shpresuar se nuk u mbetet hatri miqve të tjerë të teatrit, do të veçoja Ismet Drishtin, Arben Spahinë, Merita Smajën, Agron Dizdarin dhe sigurisht Enver Hysenin. “Fushë Arrëzi” na mblidhte shpesh dhe bisedat kërcenin nga artin, televizioni, sporti dhe humor pa fund.

Me kalimin e viteve, miqësia me aktorët e punonjësit e teatrit “Migjeni” veçse u shtua, u forcua dhe jam krenar që sot, thuajse të gjithë, i kam konsideruar e i konsideroj më shumë se të njohur, më shumë se shokë, miq!

Ka një kod, të cilin edhe unë e respektoj. Për ata që largohen nga kjo jetë, thuhen vetëm fjalë të mira. Por në fakt, për Enver Hysenin, nuk mund të kesh veçse fjalë të mira dhe vlerësime maksimale. Jo vetëm ata që e kanë njohur nga afër, por edhe ata që e shijuan përmes ekranit, e kanë konstatuar besoj lehtësisht se Enver Hyseni ishte aktori që personifikonte qytetarinë në art. Për vlerat artistike, për përkushtimin në çdo rol të madh apo të vogël, ka folur dhe ka kush të flasë. Personalisht, do ta mbaj mend gjithmonë të qeshur, optimist, me batuta e shaka, duke mposhtur të paktën në dukje, të gjitha hallet e problemet që aktorët, mbase më shumë se të tjetër, i ndjejnë i perjetojnë.

Para rreth dy javëve, në një bisedë me miken time Rita Gjeka, teksa po flisnim për gjendjen shendetësore të një aktori tjetër pas interesimit tim, më tha “Kam hallin e Enver Hysenit, nuk është mirë…”. Ndërsa tani, Enveri ka marrë rrugën drejt një jete tjetër, ku ashtu siç i shkruante në një publikim mikja ime Merita Smaja, ka shokë boll.

Kjo botë e artit, po varfërohet përditë. Ndërsa atje lart në qiell, po krijohet një ansambël ëngjejsh artistë, me shpresën që të gjithë ne, herët aëpo vonë, do ti shijojmë edhe me interpretimin hyjnor. Sigurisht, që e kam një peng. Një peng jo të vogël, në formën e një pyetjeje retorike: A e meritonte Enver Hyseni të shpallej “Mjeshtër i madh”?! Ndërsa po kërkoja në Google me shpresë që të isha i gabuar në perceptimin tim, presidenti që e ktheu në “Mjeshtër i vogël”, ishte kujtuar që këtë titull t’ ia jepte edhe një restoranti mishi. Por sigurisht, një medalje llamarine, nuk besoj se do t’ ia shtonte vlerat Enver Hysenit! Sot në largimin e tij, ai është më i madh se shumica e atyre që krekosen me atë copë teneqe në gjoks apo si foto në Facebook! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Akordoi penallti për Erzenin në fundin e ndeshjes me Vllazninë, ja si përcillet gjyqtarja Rusta “Loro Boriçi”…
Artikull pasardhës: “Ti duhet te jesh diversant i maskuar…”, pedagogu shkodran tregon një histori gazmore me Enver Hysenin…

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.