Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

IN MEMORIAM – Akademia e Shkencave kujton akademikun e shquar shkodran Kolec Topalli…

ShkodraWeb 24 May, 2026
kolec topalli 2026

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton akademikun dhe gjuhëtarin Kolec Topalli në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Akademik Kolec Topalli u nda nga jeta më 24 maj 2018. I lindur në Shkodër, ai kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe në Berat, më pas në Tepelenë dhe Portopalermo.

Në vitin 1955 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër, ku nisi edhe veprimtarinë e tij si mësues në fshatrat e Kukësit dhe më pas në Lezhë.

Pa u shkëputur nga puna, përfundoi studimet për gjuhë-histori në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe më pas për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës (1964). Për arsye biografike u largua nga puna në rrethin e Lezhës dhe më pas u emërua mësues në fshatrat e Gramshit, ku shërbeu për shtatë vjet. Në vitin 1971 u transferua në fshatin Nikël të rrethit të Krujës, ku punoi deri në vitin 1991.

Gjatë kësaj periudhe, megjithëse për një kohë iu kufizua e drejta e botimit, ai vijoi punën shkencore dhe u kualifikua duke marrë gradën “kandidat i shkencave” (1987) dhe më pas “doktor i shkencave” (1992). Pas vitit 1991 u përfshi në jetën institucionale, duke shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës për disa vite.

Në vitin 2006 u emërua këshilltar diplomatik në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, detyrë të cilën e la pas një viti për t’iu rikthyer veprimtarisë akademike. Nga viti 1994 deri në vitin 2009 ka dhënë leksione të fonetikës historike në Universitetin e Tiranës, ndërsa nga viti 1997 ka qenë pjesë e Institutit të Gjuhësisë në sektorin e historisë së gjuhës. Nga viti 2008 ka shërbyer si koordinator shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Akademik Kolec Topalli është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008. Ai ka një veprimtari të gjerë shkencore me 17 vepra monografike, ku veçohen studimet në fushën e fonetikës historike të gjuhës shqipe, të përmbyllura me veprën “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007).

Kontributi i tij përfshin gjithashtu studime në gramatikën historike dhe etimologjinë e gjuhës shqipe, si dhe botimin e teksteve universitare në historinë e gjuhës. Për veprimtarinë e tij shkencore, Akademik Kolec Topalli është vlerësuar me titullin “Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare” dhe është nderuar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e kujton me respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në albanologji dhe gjuhësi.

Post navigation

Previous: ZYRTARE – Elseid Hysaj zbulon vendimin për të ardhmen në futboll, deri tani ka luajtur vetëm në Itali
Next: Gjykata e Shkodrës lë në burg 36- vjeçarin, shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një 62- vjeçari…

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.