Një situatë e pazakontë që ka sjellë bllokim e qarkullimit pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga IKMT-ja për prishjen e një banese private. Banorët janë përplasur me forcat e policisë, pasi kundërshtojnë shembjen e banesës. Siç shihen nga pamjet disa prej tyre janë shtrirë në rrugë, ndërsa kanë pasur edhe probleme shëndetësore.
Mësohet se janë 3 persona akoma të shtrirë në tokë. Ende nuk ka nisur ekzekutimi i urdhërit nga IKMT për prishjen e banesës, ndërkaq, me vendim gjykate trualli do t’u kthehet ish pronarëve. Në momentin që IKMT-ja ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar. Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që IKM-ja të ndalet.
Ndërsa banorët protestojnë, pranë banesës ka rënë zjarr. Dyshohet se banorët i kanë vënë flakën në shenjë proteste disa mobiljeve.
“Na morën jetën, na pushkatoni” dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.
Kujtojmë që banesa e tyre ndodhet në truallin e ish- pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit për ish- pronarin nga Shkodra.