Imazhi i ri i Xhisielës pasi u bë “e famshme”: Makinë të re dhe syze që mund të kushtojnë…400 euro

Xhisiela Maloku ka folur sot për ngjarjen e tritolit të vendosur në shtëpinë e gjyshit të saj, duke fajësuar Partinë Demokratike dhe opozitën. Ajo ka dhënë një prononcim për gazetarët të cilët kanë shkuar pranë shtëpisë së gjyshit të saj, por kësaj radhe ka folur nga gabina e një makine të bardhë. Xhisiela nuk ka shkuar me taksi siç ka thënë herët e tjera për të folur për mediat, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze. Gazetarët i kërkuan Xhisielës që të dal dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re.

Korrespondenti i “Panorama”, konfirmoi se makina është një “PEUGEOT 208” e viti 2017. Kjo makinë në gjendje të përdorur sipas kërkimeve në internet kap vlerën e 9 mijë eurove. Ndërkohë që me kilometra zero tek koncensionari shkon deri në 19-20 mijë euro.

Makina “Peugeot 208” me targa AA 114 TT sipas burimeve te “Panorama”, figuron e regjistruar në emrin e koncensionarit të makinave “Peugeot” në Tiranë, “AVEL SHPK” dhe jo në emrin e Xhisieles.

Po ashtu Xhisiela gjatë prononcimit nuk ka hequr dhe syzet e saj “Gucci”, të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikohet për një vajzë që nuk ka punuar ndonjëherë dhe që ka mbaruar një shkollë private.