Vjen humbja e parë për Vllazninë në Kategorinë e Parë. Kuqeblutë janë mundur në Fushë- Kruj nga Iliria vendase. Një gol i Zuna në minutën e 58- të bëri që Vllaznia të shijojë humbjen e parë në këtë kampionat. Duhet thënë se në pjesën e parë Iliria demonstroi më shumë dëshirë për të gjetur golin, ndërsa në pjesën e dytë kuqeblutë e kërkuan golin por nuk arritën ta gjenin.
Ndërkohë, Vllaznia ka kontestuar edhe një rrëzim në zonë të Likës, duke kërkuar një penallti, por gjyqtari la vzahdimin e lojës normalisht. Është një humbje, e cila nuk lë aspak shije të mirë për një ekip që kërkon të arrijë Superligën në fund të kampionatit.