Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ilir Meta ka në dorë paqen dhe luftën në Ballkan”

ShkodraWeb 21 February, 2018
frrokCupi

Nga Frrok ÇUPI

Kjo që bëri sot me detin presidenti i Republikës, duket qartë se lidhi fijen ballkanike që po nxitonte drejt luftës. Kishte ardhur puna në zgrip: Luftë a Paqe?! Dilema ekzistenciale më e madhe dhe më tinëzarja pas Luftës së Dytë…

Me ‘Luftën dhe Paqen’ e Leo Tolstoit, kjo ‘mortajë’ që po kalojmë tani ka vetëm dy a tre pika të ngjashme:

Mbi të gjitha janë dilemat. Edhe rajoni ynë edhe brezi ynë, njësoj si Rusia e viteve 1860 kur u shkrua romani historik, ndodhet para dilemave: “Luftë apo Paqe?!”… Të gjithë liderët e Ballkanit që kanë hyrë në mëkate ndaj popujve, po ndezin fitilat që nga Paqja të shkojnë në Luftë për të ‘djegur’ dëshmitë çfarë kanë bërë.

Pas dilemave, vijnë si të ngjashme karakteret. Njësoj si në romanin e famshëm të Tolstoit, në këtë arenë luftërash të vjetra dhe prapambetjeje tipike, kanë hyrë dy lloje karakteresh: Disa që po përpiqen të ruajnë strukturat tradicionale të shtetit, kombit dhe shoqërisë; dhe disa që po e kuptojnë se sa shumë gjëra po zhduken, madje deri te familja. Ballkani është vënë nën darën e qeverisjeve perverse, të papërgjegjshme, propagandistike…, – dhe risisë së konservatorizmit që po vërshon në Perëndim me fenomene që nga Brexit te Trump. Thuajse njësoj si në shekullin 18 të Tolstoit.

Ndërsa ngjashmëria e tretë është periudha e shkurtër kur ndodhën ngjarjet. Për Tolstoin ndodhën në vetëm 15 vjet, ndërsa këtu ‘i çikë më pak’ kohë u mbars konflikti, krimi i organizuar, urrejtja mes individit dhe shtetit.

Si pjesa e demagogëve, ashtu edhe pjesa konservatore, tani, kanë mbërritur në përfundimin se jemi në prag të një ‘konflikti ballkanik’:

Rusia ka kërcënuar SHBA dhe Amerikën ‘larg duart nga Ballkani’. Pardje ministri i jashtëm Rus, Lavrov iu drejtua BE dhe SHBA: “Mos ushtroni presion mbi rajonin- o me ju o s’ka”. Pas kësaj solli modelin Ukrainë ku ka nisur kriza më e madhe e Lindjes së Europës; dmth., rajoni të jetë si Ukraina… ose si Rripi i Gazës, ose si Aleppo.

Bashkimi Europian (BE), menjëherë sapo kryeministri shqiptar kërkoi ‘president të përbashkët’ (që bënte nul Republikën e Kosovës dhe ndizte konfliktin), reagoi me alarm: “Jo, Jo! Po prishet fqinjësia e mirë”. Fqinjët në Ballkan kur nuk shkojnë mirë, nxjerrin armët.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka proklamuar idenë e ndarjes së Kosovës, duke argumentuar se ‘një Kosovë e ndarë’ mund të menaxhohet më mirë kundër krimit. Kush e bëri krimin?, krimi të zgjidhë krimin?

Presidenti i Serbisë, bash atë ditë në krah të një senatori Amerikan, iu lut Shtëpisë së Bardhë: “Na ndihmoni kundër konfliktit në Ballkan”. Liderët e tjerë Ballkanikë janë instaluar kundër Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bshkuara të Amerikës, bash në ditën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ngritën zërin: “Jo idesë së shkëmbimit të territoreve”. Pak më parë presidenti i Kosovës kishte tentuar eliminimin e Gjykatës Speciale; edhe atë ditë Shtetet e Bashkuara tha: “Jo!, jo rrënimit të Gjykatës”. Me rrënimin e Gjykatës krimet e luftës bllokohen brenda fqinjëve, të cilët, pa gjykata, mund të fillojnë ‘vetëgjyqësinë’ kanunore.

Liderët e Ballkanit, thuajse të gjithë njësoi, i vijnë rrotull shtëpisë me bidonët e benzinës: Një herë duan t’ia venë flakën shtëpisë nga ana e hajatit, një herë nga porta, një herë nga Gjykata, një herë nga Reforma, madje edhe nga Deti…

… Në momentin e mbarsjes së krizës, bash në këtë çast, fija ‘e luftës’ ra në dorë të Ilir Metës- president i Shqipërisë. Ilir Meta duhej t’i jepte fuqi marrëveshjes së Shtetit shqiptar me Greqinë për të lëvizur a mos lëvizur kufijtë detarë. Presidenti tha: “Jo, jo akoma pa e parë qartë!” Qeveria shqiptare e ka fshehur marrëveshjen mes shteteve. Edhe Mali i Zi po akuzohet se ka fshehur marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën dhe aty mund të pëlcasë shpejt. Kryesia e Kosovës e ka fshehur hartën se si do të ndahet Mitrovica, Presheva, Hani i Elezit, etj…

Fija kishte ardhur në dorë të Metës me shpresë se d të dilte prej saj prej saj menjëherë dhe për të bërë ‘harkun e zjarrit’ drejt synimit për ku ishte nisur.

Ku do të mbërrinte konflikti pas dhënies ‘qorrazi’ të plotfuqisë për Detin?

Fillimisht, pas kësaj do të kishte marrë të drejtë precedenciale ndarja e Kosovë dhe shkëmbimi i territoreve… Thaçi dhe Rama ndodhen në të njëjtat skenarë ‘hermafroditë’: Në gjysmën e trupit shfaqen qengja, në gjysmën tjetër djaj. Kosova do të kishte nisur copëtimin menjëherë pas ndarjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mes konfliktit të tmerrshëm që do të ndodhte mes Preshevasve, Mitrovicarëve dhe Shkupjanëve, do të ishte ndezur konflikti Turqi- Greqi. Greqia me 1400 ishuj- diku prek, diku lëpin, diku sfido, territoret e Turqisë- të paktën sipas pretendimeve të Ankarasë. A mund të përballohet sot një konflikt në Egje mes dy shteteve anëtare të NATO-s? Rreziku i përhapjes mes aleatëve të secilës palë në bllokun e Euroatlantikut Verior do të rrezikonte paqen botërore…

Por ndërsa po gjeneronte konflikti i supozuar në Egje, ballkanikët e veriut do të kishin ‘kryer punë’. Do të kishin shpërthyer serbët e Serbska Republika dhe do të kishin vënë kufi me Sarajevën. Kroatët e Bosnjës- etniteti i tretë në shtet,- do të kishin kërkuar shkëputjen. Pse jo edhe hungarezët e Serbisë që tani përbëjnë grupin e dytë etnik në shtet?…

… Fija e zjarrit erdhi në pikën ku nisi: Nisi me ndryshimin e kufijve shtetërorë mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe këtu erdhi. Fati i mirë që Kushtetuta e Republikës nuk ishte rrënuar edhe në këtë pikë; në paragrafin që Marrëveshja e shteteve kërkon Plotfuqishmërinë e Presidentit. Të tjerat janë rrënuar dhe Republika nuk ka më sovranitet pas ndryshimeve kushtetuese të kryera me qëllim…

Tani fija dhe dilema ndodhen në dorë të Ilir Metës: “Luftë apo Paqe?”. /Veritas.com/

Post navigation

Previous: 30- vjeçari tenton t’ i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-ët i një pallati, shpëton por është rëndë në spital
Next: Vrau 23 vjeçarin shkodran në lokal, ulërimat e nënës së autorit shtyjnë seancën gjyqësore

TË FUNDIT

lorenc luka sali berisha 2026

OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?!

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
elisa zverneci 2026

NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka…

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.