
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se “kryeministri është peng” dhe se “ai është Komandanti i Forcave të Armatosura dhe ushtari i parë në mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës.
Por në mesazhin e tij, kryeministri Rama thekson se Ilir Meta është thjesht Komandanti i LSI-së. Për Ramën, Presidenti në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit dhe sipas Kushtetues ai nuk komandon asgjë dhe askënd.
“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.