Ilir Beqja i përgjigjet ShkodraWeb Medias: Ja pse isha sot në radhën e parë të dëgjesës së Këshillit Bashkiak Shkodër

I deleguari i PS-së në Qarkun e Shkodrës Ilir Beqja, i është përgjigjur një shënimi të publikuar sot nga ShkodraWeb Media. Është detyrimi ynë profesional, ta publikojmë të plotë, pa i hequr pikë as presje dhe pa e redaktuar madje. Shënimi ynë ishte mëse normal dhe ngrinte pyetjen se pse një drejtues politik qarku, duhej të ishte në radhën e parë të një dëgjese të Këshillit Bashkiak Shkodër (madje edhe pa maskë në kohë pandemie, si ish- ministër i Shendetësisë), aq më pak, të merrte fjalën përballë qytetarëve shkodranë, atyre që ishin në sallë.


“Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, anëtar i komisionit të përhershëm të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit. Njëherazi jam edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, parti e cila ka mazhorancën në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveris Shqipërinë sot dhe prej shtator 2013.”, shkruan në publikimin e tij në Facebook i deleguari i PS-së në Qarkun Shkodër Ilir Beqja. Me këtë arsyetim, i bie që të ishin të pranishëm të paktën nja 70 deputetë që plotësojnë të njëjtat “kritere” si Beqja për të qenë të pranishëm në degjesën e Këshillit Bashkiak.

Përmes këtij publikimi, i deleguari i PS-së për Qarkun e Shkodrës paralajmëron se do të vazhdojë në këtë linjë sepse “Unë kështu e kuptoj detyrën e politikanit dhe kështu e kryej detyrën e politikanit prej 11 vjetësh.”. Po nga 2013- a kur Beqja kishte “cilësitë politike” që ka sot, madje edhe ministër, pse nuk e ka përmbushur “detyrën e politikanit”?

PËRGJIGJA E TË DELEGUARIT TË PS- së ILIR BEQJA PËR SHKODRAWEB MEDIA

Pse duhej të ishte Ilir Beqaj në radhën e parë të degjesës së Këshillit Bashkiak Shkodër me qytetarët…?! – ShkodraWeb.com LAJME ║ NEWS

Mbështet ShkodraWeb Media

Portali ShkodraWeb ka publikuar sot lajmin me titull “Pse duhej të ishte Ilir Beqaj në radhën e parë të degjesës së Këshillit Bashkiak Shkodër me …” . Në fakt unë e kam dhënë ditën e djeshme gjatë takimit shpjegimin pse kam marrë pjesë në atë takim.

Falenderoj “shkodraweb” që më jep mundënisë të ndaj me publikun e gjerë arsyen e pranisë sime dje në atë takim.

Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, anëtar i komisionit të përhershëm të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit. Njëherazi jam edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, parti e cila ka mazhorancën në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveris Shqipërinë sot dhe prej shtator 2013.

Këtë vit Këshilli Bashkiak i Shkodrës (me shumicë socialiste) ka vendosur të zhvillojë dëgjesa publike për projektbuxhetin e bashkisë të vitit 2021 në seicilën prej 5 rajoneve të qyetit dhe seicilën prej njësive administrative. Në kushtet e pandemisë së Covid 19 po bëhen më shumë takime me pjesëmarrje më të vogël dhe duke evituar lëvizjet e banorëve drejt qytetit të Shkodrës.

Është e vërtetë që unë nuk mund të ndikoj në diskutimin dhe miratimin e buxhetit vendor të Shkodrës, por mund të ndikoj me votën time në atë pjesë të buxhetit të shtetit që lidhet me buxhetin e bashkive. Nëse të enjten (5 nëntor 2020), në seancë plenare është miratuar në parim buxheti për vitin 2021, ndërsa në datë 16 nëntor do të miratohet nen për nen.

Prandaj edhe i kam sygjeruar dje drejtuesve të këshillit bashkiak që dëgjesat t’i mbyllin mundësisht brenda datës 15 nëntor 2020.

LEXONI EDHE: Pse duhej të ishte Ilir Beqaj në radhën e parë të degjesës së Këshillit Bashkiak Shkodër me qytetarët…?!

Por ka edhe një motiv tjetër. Shpesh herë qytetarët në shprehjen e kërkesave të tyre nuk janë shumë të informuar në ndarjen e përgjegjësive midis qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Prandaj në këto dëgjesa kam mundësi të mësoj edhe më shumë për nevojat e hallet e shkodranëve apo në vërejtjet që kanë për institucionet qendrore në Shkodër mer qëllim që të mund të ndikoj pozitivisht në përshpejtimin e zgjidhjes së këtyre halleve.

Për të njëjtat arsye kam marrë pjesë edhe sot në dëgjesën e organizuar në njësinë administrative të Gurit të Zi. Për të njëjtën arsye (sipas mundësisë) do të marrë pjesë edhe në degjesat e javës së ardhshme.

Në një takim në Koplik para 6 javësh jam njohur me një shqetësim të personave që kanë punuar dikur në kooperativa bujqësore dhe sot nuk gjendet dokumentacioni i vjetërsisë në punë e për rrjedhojë nuk përfitojnë pension të plotë pleqërie. Së bashku me kolegun Paulin Sterkaj kemi depozituar këtë javë një projektligj që i jep zgjidhje këtij shqetësimi.

Në një takim në Pukë para 3 javësh jam njohur me një shqetësim të personave që përfitojnë trajtim të veçantë të punonjësit të nëntokës dhe sot për arsye të punësimit në fillim të viteve 2000 u mbahen para nga kësti i përfitimit mujor. Javën e ardhshme do të depozitoj një projektligj që i jep zgjidhje edhe këtij shqetësimi.

Para një jave i paraqitëm kryeministrit kërkesën që motra Tamarë dhe vëllai Vermosh kanë për motrën Lëpushë që edhe kjo e fundit të hijeshohet nga kujdesi i rilindjes urbane.

Javën e ardhshme do të merrem me shqetësimin e ditëve të fundit prindërve të vocrakëve të kopshtit tek shkolla Ndoc Mazi dhe mësuesve të shkollës Ndoc Mazi.

Unë kështu e kuptoj detyrën e politikanit dhe kështu e kryej detyrën e politikanit prej 11 vjetësh.

Ndjehem i vlerësuar që prania ime të Shkodër i ka shqetësuar “sponsorët” e Shkodraweb.

Sa i përket pjesës së pyetjes “pse jam i ulur në rradhën e parë” përgjigja gjendet tek vetë mikpritja shkodrane.

ShkodraWeb Channel