Ka përfunduar takimi i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me 61 kryetarët e degëve të PS në rrethe . Gjatë fjalës së tij Balla tha se gjatë takimit është bërë një paraqitje për rezultatet e zgjedhjeve parlamnetare si dhe për procesin e zgjedhjeve për kryetarët e rinj.
“Kemi shtyrë afatin me 15 ditë të zgjedhjeve për të përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me kërkesat e organizatave”- tha Balla.
Janë 16 bashki që duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi aktualët do të ikin për shkak të rezultateve të dobëta.