Shkruan në Facebook gazetari i mirënjohur i sportit shqiptar Defrim Methasani: E pabesueshme, por e vërteta e hidhur që më pikëlloi keqas shpirtin. Humbëm sot një mik dhe koleg të çmuar të cilin e thërrisja shqipe e Kosovës.
Nuk dua ta besoj se buzëqeshja e tij nuk rrezaton më, që zemra e tij nuk rreh si përherë, që zëri i tij kumbues nuk dëgjohet më. Me lot mbi tastierë po shkruaj për ty vlla Milaim Krasniqi, ti që jetën e doje si askush tjetër, por po kaq familjen, radio Kosovën, komentin sportiv dhe futbollin.
Sëmundja e rëndë të rrëzoi dhe ne e vuajmë tash mungesën tënde. Bilbili i Gollakut dhe mikrofonit e ndali këngën e tij…. Qofsh i xhenetit vlla. Ike shpejt, pa e shijuar përvjetorin e 55-të. Jam pa fjalë dhe lotoj në një det lotësh.
Fitorja, Anisa, Erjoni dhe Reini, sduan ta besojnë mungesën tënde. Zoti i forcoftë ata, familjen Krasniqi, kolegët e radios dhe të gjithë ne që të donim kaq shumë. Më dhemb shpirti për ty Mil!