“Ik largohu se s’ke ç’na bën më dëm!”, pas opinionit të “Venecias” për “30 qershorin” reagon ashpër ndaj Bashës antari i kryesisë së PD Shkodër

Paskemi jetuar me gënjeshtrën e madhe, që Europa do rrëzonte, si antikushtetuese, zgjedhjet e 2019! Ndjej keqardhje kur shoh që Komisioni i Venecias paska shqyrtuar kërkesën, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, të Shoqatës së Bashkive dhe jo të Organizatës më të madhe opozitare, PDSH-së.

Apo thua të mos kemi bërë padi!? Si thua do na e shesë “Lideri” këtë, si problem europian (nën gjurmët e “babait të kombit”) apo si fitore, po që nuk dimë ta lexojmë? A thua duhet pritur më për ta quajtur dështim dhe lëshim të programuar, të institucioneve që administronim apo ne, që e mendojmë këtë, jemi vegla të Ramës?


Basha nuk ka lëvizur edhe në raste te tjera, përfshirë kur u shemb Teatri apo Astiri. Besoj dhe e them me bindje te plotë se ai nuk ka lëvizur sepse çdo vendimarrje e ka bërë dikush tjetër. Lider i thyer thotë Sali Berisha por mendoj se s’arriti asnjë moment të ndihej lider.

Një hollak i pazhvilluar në aspektin përmbajtësor, me përjashtim të djallëzisë dhe të pabesisë që e ka arritur në përfeksion. Tani si anëtar më i vjetër se Basha, në parti, i them me plot gojë, ik largohu se s’ke ç’na bën më dëm! /Publikuar në Facebook nga Ervin GJINI, antar i Kryesisë së PD Shkodër dhe kryetar Grupseksioni/