Erjon Sefa është i riu nga fshati Kutallë i bashkisë së Urës Vajgurore i cili u qëllua e kazmë nga dy persona.
39-vjeçari është goditur nga bashkëfshatarët e tij Tiliano Asko 30 vjeç dhe Safet Asko 24 vjeç pas një sherri për motive të dobta.
Ai ka qenë duke punuar tokën me bashkëshorten e tij kur papritmas janë përfshirë në një konflikt që ka nisur nga hiçi dhe më pas ka marrë goditjet e forta me kazmë në kokë.
Sipas policisë, ekspertiza ligjore në komunikatën e vet ka theksuar se ka marrë plagë të lehta.
I shtruar në spitalin rajonal të Beratit me plagë të rënda, ai shihet në foto me 10 kapëse në kokë.
Sefa ka kërkuar drejtësi, pasi vetëm pas dy ditësh nga ngjarja autorët janë lënë të lirë.
39-vjeçari ka deklaruar se:
“Iu thashë çfarë kërkoni, me shanë mes fyerjesh dhe më pas morën kazmën që un kisha lënë në tokë dhe më qëlluan në kokë. Ne kërkojmë drejtësi, kemi frikë se do na qëllojnë përsëri. Autorët kanë dalë nga policia dhe tashmë nuk jemi të sigurtë”./joq/