Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ia kërkuam trajnerit ta zëvendësojë”, mjeku i Vllaznisë sqaron “incidentin” me zëvendësimin e Da Silvas në ndeshjen me Tiranën

ShkodraWeb 16 January, 2022
ilirjan haxhaja da silva demtuar

Mbrëmjen e kaluar, Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë përballë Tiranës, të cilën kuqeblutë e dominuan plotësisht. Megjithatë, goli dhe 3 pikët aq të vlefshme, nuk u arritën edhe për mungesë fati.

Në këtë ndeshje, nuk kanë munguar as incidentet qoftë në fushën e blertë, ashtu edhe në shkallët e “Air Albania”. Tifozët vendas i sulmuan ata kuqeblu me gazin e bombulave zjarrëfikëse, mesa duket të frymëzuar nga zhvillimet aktuale politike. Nga ana e tyre, miqtë reaguan duke hedhur disa karrige të stadiumit. Policia ka shoqëruar tre tifozë, të cilët janë proceduar edhe penalisht.

Ndërkohë, në fushë ka qenë një tjetër incident, që sipas jo pak tifozëve, ndikoi edhe në ecurinë e lojës. Da Silva u dëmtua në fytyrë gjatë ndeshjes nga një ndërhyrje e pavullnetshme e kundërshtarit. Ndeshja u ndalua për disa minuta për ti ardhur në ndihmë brazilianit. Latifi bëri me shenjë nga pankina, duke kërkuar zëvendësim. Teksa Da Silva po mjekohej jashtë fushe, Mustedanagiç hyri si zëvendësues i tij në fushë. Pasi ka mësuar zëvendësimin, Da Silva ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Brdariç, duke përdorur edhe fjalë fyese në anglisht.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/01/reagimi-da-silva-zevendesimi-tirana.mp4

Ndërkohë, mjeku i Vllaznisë Ilirjan Haxhaja, përmes një publikimi në Facebook ka treguar dinamikën e ngjarjes, duke thënë se stafi mjekësor kërkoi zëvendësimin e Da Silvas. Ai ka rreshtuar edhe arsyet e kësaj kerkese, duke lënë të kuptohet se ndërrimi i Da Silvas ishte i detyrueshëm.

“Ju falenderoj për disa komente, si të mira dhe të këqija. Dua të sqaroj se ka një rregullore për dëmtimet në kokë dhe ne si staf mjekësor ja kërkuam tranjerit që ta zevendësojë lojtarin. Kur ka ma shumë se dy qarje dhe shumë gjak arbitri vështirë ta lejojë në lojë lojtarin. Plus në ate rast kishim disa qarje, plus i kishte renë dhe lentja syrit.

Si mund të lozte ai dhe pse ai kishte dëshire për të luajtur ? Por mbas 7 minutash në dhomat e stadiumit nuk ishte mirë. Ju lutem na mirkuptoni, ne kemi shëndetin e lojtarit para lojës. Plus ka rregullore të traumës sportive, që ne ndjekim. Ju falenderoj dhe një herë. Dhe një falenderim per lojtarin tonë Viktor Da Silva, që kishte dëshirë të ndihmonte ekipin e tijë.

Na fal Viki, por ne të stafit mjekësor në disa raste na duhet të vendosim për të mirën e sportistit dhe jashtë dëshirës së sportistit. Forca Vllaznia.”, shkruan Haxhaja. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Incidentet në ndeshjen Tirana- Vllaznia, policia procedon tre tifozë, dy prej tyre kuqeblu…
Next: VIDEO – “Lulzim Bashën e pret vrima e miut”, ish-kryeministri Berisha mesazh nga Shkodra edhe për deputetët

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.