Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

I zhdukur prej 2 ditësh, familjarët i drejtohen policisë për gjetjen e të riut shurdh-memec 23-vjeçar

ShkodraWeb 15 March, 2022
llazar palla kucove

Një denoncim ka mbërritur sot në Komisariatin e Policisë Kuçovë për largimin nga banesa të një 23-vjeçari nga fshati Sqepur në bashkinë Dimal. Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla, i larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë 2 ditë më parë, kanë konfirmuar se ai është shurdh-memec.

Familjarët e të riut kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vëllait të tyre, i cili është parë për herë të fundit pranë rezervuarit të fshatit Sqepur. Duke dyshuar se vëllai mund të ketë rënë në rezervuarin e fshatit dhe është mbytur, familjarët i kanë kërkuar policisë ndihmë për të ndërhyrë në zonë me polumbarë, por policia u ka konfirmuar se ndihma e polumbarëve nuk mund të kërkohet vetëm me dyshime, duhet të ketë të paktën një dëshmitar që të konfirmojë se e ka parë për herë të fundit në afërsi të rezervuarit të fshatit.

Pasi kanë lënë edhe një numër kontakti në rrjetet sociale për personat që mund ta kenë parë familjarin e tyre, një shtetas u ka telefonuar duke u thënë se gjatë protestës së djeshme në Tiranë ishte shoqëruar një i ri shurdh-memec.

Pas kësaj telefonate, njëri nga vëllezërit e 23-vjeçarit të zhdukur ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por ka parë që personi i shoqëruar nuk ishte vëllai i tij.

Duke mos ditur më ku ta kërkojnë, familjarët e Llazar Pallës kërkojnë ndihmën e gjithkujt që mund të ketë dijeni apo ta ketë parë si dhe ndihmë për ndërhyrjen me polumbarë në rezervuarin e fshatit, ku ata mendojnë se mund të ketë rënë dhe të jetë mbytur.

Post navigation

Previous: Mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjedh pedagogun shkodran si antar i Gjykatës Kushtetuese
Next: VIDEO – Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë takojnë presidentin Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.