
Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti i cili u ndëshkua me gjobë për një kundërvajtje administrative. Ngjarja është regjistruar në hyrje të qytetit të Lezhës rreth orës 12:00.
Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë duke bërë shoqërimin e 4 personave që ndodheshin në automjetin tip ‘Mercedez’, ndërsa bëhet e ditur se vetëm drejtuesi i mjetit është ndaluar për këtë ngjarje. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona që ndodheshin në vendin ku ndodhi edhe dhuna ndaj efektivit të policisë.