Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

I shpëtoi sot vettingut, Zëri i Amerikës nuk i ndahet: Llalla ka ende llogari të hapura me drejtësinë!

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të Drejtësisë.

Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat. Por avokati i ish Kryeprokurorit, mbrojt gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare. Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’. Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të Dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë.

Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”. Në muajin Shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm I Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni./VOA/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Llalla t’i gëzojë miliona euro, erdhi nga Gramshi me valixhe druri e sot jeton me “Range Rover” dhe me “Louis Vuitton”
LAJM PAS: MOTI/ Sinoptikanët tregojnë si do të jetë moti për ditën e sotme, e marte 12 qershor 2018

TË FUNDIT

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

52 mins ago
Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • Aktualitet

Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…

5 hours ago
DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit
  • Aktualitet

DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

7 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

37 mins ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

52 mins ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

2 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.