“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit…”, Meta i përgjigjet përmes zëdhënësit Ramës…

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Rama, i cili në mesazhin e tij në Tuiter e ka krahasuar kreun e shtetit me Haxhi Qamilin që sulmon ambasadorët.

Por zëdhënësi i Metës, e ka quajtur Ramën si “i sëmuri i Surrelit”, që sipas tij ”i kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin”


“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”, thekson Tedi Blushi.

 ABCOM ║ VODAFONE