I plagosuri ne shperthimin e Velipojes, Hektor Zenuni niset per mjekim ne Turqi

Katër ditë pas ngjarjes së rendë ku mbeti i lënduar nga shpërthimi I zjarrit në një lokal në Velipojë, familjarët kanë vendosur ta nisin për në Turqi Hektor Zejnunin. I kontaktuar nga Televizioni Shqiptar , shefi i repartit të djegie plastikës në QSUT, Gjergji Belba konfirmoi se 33 vjeçari është lejuar të dërgohet për një mjekim më të specializuar. Edhe pse i djegur në 70% të trupit, sipas Belbës, i riu ishte në gjendje të stabilizuar , I ndërgjegjshëm, por plagët e shkaktuara nga zjarri e mbajnë akoma në një gjendje të rrezikuar për jetën. Zejnuni mësohet të jetë nisur mesditën e sotme për në Turqi me shpenzimet e familjarëve. Kujtojmë që i ati i tij, Besnik Zejnuni, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës pasi nuk i rezistoi djegieve. Për shpërthimin i cili lëndoi dhe 20 persona të tjerë prokuroria nisi hetimet ndërsa sipas raportit të inspektoratit teknik shkak u bë rrjedhja e gazit në cisternën 1000 litërshe.