Shkruan në Facebook Majlinda Angoni, Prefekte e Qarkut Shkodër: Shumë e veshtirë me e pa qytetin tënd nën presionin e dhunës, Shkodrën, vendtakimin e qytetërimeve, provë e njē kulture të ndërtuar ndër shekuj nga ky popull, përballë tentativës për t’a legjitimuar këtë revoltë të dhunshme si akt qytetar.
E drejta për protestë është e drejtë për komunikim, liri dhe mendim. Por, ne si qytetarë duhet të nxisim frymën demokratike, të vetëdijshëm për t’a përdorur protestën si një mjet dhe të drejtë tonën qytetare.
Si qytetare e Shkodrës, për vite me radhë kam artikuluar kulturën e jo dhunës dhe të drejtat e fëmijëve. Sot, nga pikpamja institucionale por edhe personale e konsideroj të papranueshëm dhe të dënueshëm keqpërdorimin e fëmijëve në protestë, aq më tepër kur përdorimi dhe manipulimi i tyre bëhet nga grupe të caktuara për interesa politike e personale.