Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj me origjinë nga Malësia e Madhe, do të ketë në 15 dhjetor shansin e madh për të fituar titullin kampion bote WBO në kategorinë “cruiserweight” përballë argjentinasit Nicolas Leandro Arganaraz.
20-vjeçari, që jeton dhe stërvitet në Gjermani ka fituar në karrierë të gjitha ndeshjet (9), por dhe Arganaraz nuk është një kundërshtar i lehtë (ka rekord njësoj si Uldedaj).
Të dy do të dyluftojnë në Tiranë te “Olympic Park Arena” në 15 dhjetor, ora 21:00.
Boksieri lezhjan ka kohe qe stervitet per kete ndeshje dhe per kete titull boteror per kategorine deri 23 vjeç dhe me ndihmen e tifozeve, beson se do ia dale.
Organizatoret jane duke marre te gjitha masat qe kjo mbremje te kthehet ne nje spektakel te vertete duke qene ndeshja me e veçante e zhvilluar ndonjehere deri tani ne vendin tone.