I ofroi avionin e tij privat, Dua Lipa strehohet në shtëpinë e biznesmenit të njohur kosovar

Loading...

Dua Lipa është një nga këngëtaret më famshme në botë. Artistja me origjinë shqiptare ka njoftuar në rrjetet sociale se do të jetë në vendlindjen e saj për të dhënë një koncert.

Këngëtarja ka mbërritur në Prishtinë ditën e sotme. Dua Lipa do të japë koncert sot në festivalin e organizuar të “Sunny Hills” në Prishtinë. Ajo që është vënë re është se këngëtarja ka mbërritur në Prishtinë me anë të një avioni privat të ofruar nga biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar Behgjet Pacolli. Ky i fundit gjithashtu e ka strehuar Duan në shtëpinë e tij gjatë periudhës që këngëtarja do të qëndrojë në Kosovë./shqiptarja/

Loading...