I njohur për “perlat” e tij në parlament, deputeti Selami Jenishehri në Shkodër mes tifozëve të Vllaznisë…

Deputeti aktual i Shkodrës në Kuvend Selami Jenishehri, është bërë mjaft i famshëm për dikutimet e tij në foltoren e parlamentit dhe “zbulimet” që ai tregon herë pas here. Duke nisur nga “meritat” për antarësimin e Shqipërisë në OKB, miliona euro/dollarë që kryeministri Rama “nuk pranon” nga shoqata ndërkombëtare e për të mbyllur me parashikimin se në “shtator 2021 do të ketë trazira si në 1997”, Jenishehri ka qenë përherë në fokusin e mediave.

Pakkush përtej Shkodrës e di se Selami Jenishehri ka lidhje direkt edhe me sportin, sidomos me futbollin. Ai njihet si “shpikës” i një stili të veçantë stervitjeje, për të cilët dikur kërkonte të licencohej (nuk e dimë nëse ia ka dalë) ndërsa ka patur edhe botime e publikime të ndryshme të tij. Ka informacione se deputeti Jenishehri ka një kualifikim apo njohje zyrtare edhe nga FSHF- ja mbi njohuritë e tij për futbollin.

Prandaj, edhe fotoja që ilustron këtë shkrim, nuk është e pazakontë. Selami Jenishehri është shfaqur në Shkodër në një tavolinë me tifozë e gazetarë, mbështetës të flaktë të Vllaznisë. Foto është publikuar nga njëri prej tyre e shoqrëruar edhe me këtë tekst, të cilit po i ruajmë anonomatin e autorësisë:

“Tavolina shtohet, sapo erdhi i madhi…, diskutime te zjarrta ❤️💙❤️💙 Dhe udhtimi per ne Bosnje 🙋‍♂️ Ku prezent kena dhe Deputetin te Parlamentit Shqiptar Profesor Selami Jenisheheri 🙋‍♂️”, thuhet në këtë koment. Mesa duket, pak ditë para mbylljes zyrtare të këtij sesioni parlamentar, deputeti Jenishehri i është kthyer pasionit të tij për futbollin. Fundjavë të këndshme në shoqërinë e Jenishehrit! /ShkodraWeb/