Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, tha se i “mirëkuptoj ata që mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua ti them të gjithëve se kjo nuk është as zgjedhja jonë dhe as faji ynë, sepse ne në këndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë”. Më tej Rama shtoi se: Duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur dhe padëgjuar e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim, në vend të luftojnë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime me kapsolla. E në vend se t’iu përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike, e në vend se ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke u fshehur pas tyre
Kjo është shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush. As nga vetë shumica e zgjedhësve të Bashës e Kryemadhit.
Por ndërkohë edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër veçse të vijojmë rrugën tonë pa u ndalur të merremi me ta, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve, apo rreziqeve të një procesi kur dy parti politike dhe disa kryetarë pa parti rreth tyre përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur krerët e bashkive.
Nëse ne donim vetëm pushtetin nuk kishim asnjë arsye ti luteshim dhe të gjithë e kujtojnë sesa shumë unë i jam lutur Bashës për të mos braktisur procesin.
Do kishim parlament pa deputete te opozitës as të LSI dhe të jeni të sigurt se askush nuk do ta vinte në diskutim legjitimitetin tonë.