
Fiton betejen dhe merr premtimin per kthimin e gjithe kursimeve te jetes familja e Rustem Kazazit, qe jeton prej vitesh ne SHBA dhe i konfiskuan 58 mije dollare ne aeroport teksa ishte nisur per t’u kthyer ne atdhe.
Mediat e huaja, shkruajne se Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-ve ka rënë dakord të kthejnë pothuajse të gjitha paratë e shqiptarit Kazazi, kur u nis te udhëtonte për në Shqipëri nga Aeroporti Ndërkombëtar Cleveland-Hopkins në vitin 2017.
Rasti beri buje dhe u be lajm ne mediat e huaja, nderkohe qe se fundi eshte vendosur se atij do t’i kthehen parate.
Zyrtaret e doganes i kane thene gjyqtarit te ceshtjes se “ata po fillonin procesin e dhënies së një çeku për Kazazi në shumën prej 57,330 $ plus interes”.
MUND TE LEXONI EDHE : Kush është shqiptari Rustem Kazazi, që konfiskuan 58 mijë $ në aeroport duke ardhur në atdhe, beteja ligjore në SHBA