Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërstërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri ti dalë në dritë.
Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërstërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët.
Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjalle dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza, mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me ‘idiotësitë tona’. Kjo është shumë intime.
I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për së është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur.
Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit, kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale. /Publikuar në Instagram nga Megi POJANI/