Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“I kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike”, Gjunushi i përgjigjet Berishës për shitjen e PSD- së…

ShkodraWeb 11 October, 2022
sali berisha skender gjinushi

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka komentuar deklaratën e bërë nga ish kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit, ai ka shitur partinë e tij tek Tom Doshi për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave në shkelje të Kushtetutës. Kësaj akuze, Gjinushi iu përgjigj duke theksuar se Berisha i ka kaluar të gjitha limitet.

“Ai nuk mund të flasë për këtë se nuk di as tabelën e shumëzimit, ngatërron edhe %. Kur ishte pedagog ka qenë nga më servilët, në ’90 i kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike dhe këto i di mirë”, tha ndër të tjera Gjinushi në studion e News 24.

“E kam pas sqaruar që ka akuza, ka shpifje, ky i ka kaluar limitet, mendoja që është çliruar nuk e dija që ka akoma sëmundje. Opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull. Ai nuk mund të flasë për këtë se nuk di as tabelën e shumëzimit, ngatërron edhe %. Kur ishte pedagog ka qenë nga më servilët, në ’90 i kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike dhe këto i di mirë. Sa i takon regresit e din mirë se është e kundërta e asaj që bëri Berisha në 2007, ku çështja ka shkua në Gjykatën Kushtetuese, ka bllokuar emërimin e Rexhep Mejdanit të zgjedhur nga ASH.

Që ta dinë Kushtetuta thotë emërohet kryetari sipas ligjit çdo njeri normal e di që ASH e zgjedh vetë kryetarin e saj, ashtu siç trupa akademike e zgjedh vetë. Ky ndali zgjedhjen e Rexhep Mejdanit. Ligji ynë e thotë se në rast se presidenti nuk do të bëjë shpallje e shpall vetë Asambleja. Tani nëse do të ishte antikushtetuese i bie që Ilir Meta nuk ka ditur të mbrojë të drejtat e tij. Sa i përket regresit në punë, jam i kënaqur për të gjitha proceset. Akademikët në 2007 janë zgjedhur me lista, Ismail Kadare ka qenë pa të drejtë vote.

Pavarësisht se janë zgjedh me listë të zgjedhur janë figura, personalitete të mira. Është kjo asamble e zgjedhur sipas metodave të tij që më zgjodhi kryetar, ndoshta kjo edhe i vjen inat. Pra akademikët tanë kanë dinjitet që në vendimmarrje të japin në shërbim të institucionit dhe jo në dëm të tij. Unë nuk jam zgjedhur, më kanë zgjedhur, këtë e tregon edhe ajo që për ne nuk di njeri se kush është majtas apo djathtas”, tha ai në një intervistë për News24.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT – Arrestohen babë e bir, shpallet në kërkim një shtetas në Vau Dejës, iu gjetën 22 kg “mall” në banesë
Artikull pasardhës: “Ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademisë…”, gjuhëtarja e njohur për Gjinushin: Kur unë studente hyra në grevë…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.