Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025

Këngëtari i njohur, Bujar Qamili ka dhënë versionin e tij lidhur me koncertin e anuluar brenda stadiumit “Loro Boriçi”. Në një intervistë të dhënë “Shqipëria Live”, këngëtari ka zbuluar edhe bisedimet mes kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, vetë atij dhe presidentit të KF “Vllaznia”, Alban Xhaferi.

Në prononcimin e tij, Bujar Qamili tha se edhe vetë ka tentuar që të kontaktojë me Xhaferin për të zhvilluar koncertin në stadium, por nuk ka marrë asgjë përgjigje prej tij. Kështu që u detyrua që recitali të zhvendosej në sheshin para Bashkisë së Shkodrës. Edhe njëherë, Bujar Qamili lajmëroi se koncerti do të ishte falas për të gjithë dashamirët e muzikës së tij.

DEKLARATA E PLOTË:

Arti dhe futbolli japin të njëjtën kënaqësi. Kanë vite që shkodranët kërkojnë që të unë të bëj një koncert në stadium. Unë kam ndjekur një rrugë ligjore, i jam drejtuar me një kërkesë Bashkisë Shkodrës dhe Këshillit Artistik të Shkodrës. Ma kanë miratuar dhe më kanë thënë që Koncerti do të bëhet. Këto punët e tjera se duhet të pyetet presidenti i Vllaznisë, a shoqata, unë nuk i di. Sepse nuk jam marrë kurrë me këtë punë. Koncerte janë bërë edhe në stadiumin që ka luajtur Kombëtarja. Pse bëhet aty dhe jo në stadiumin që luan Vllaznia? Nuk është dita e ndeshjes. Ndeshjen miqësore e kanë vendosur pasi kanë marrë vesh që do të bëhet koncerti im.

Presidenti i Vllaznisë është sponsor tek koncerti im, kam relata shumë të mira me të, kam qenë një nga tifozët e thekur, por kjo duhet të zgjidhet nga gazetarët. Fillimisht dolën dhe thanë se dëmtohet fusha. Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk do vinim asnjë gozhdë në fushë. Vendosëm që ta bënim mbas porte koncerti. Me datën 17 kur kemi folur për të bërë koncertin, në ato moment ka pasur një reagim nga stafi i Vllaznisë, kanë dalë dhe me një konferencë shtypi. Vetëm dje i kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur. I shkrova mesazh: Të ftoj për kafe jam me kryetarin! Kryetari (Benet Beci) i ka rënë tre ditë telefonit. Unë nuk merrem me këto punë. Koncerti ka qenë falas. Dua ta bëj falas! Kam qejf ta bëj, dua ta bëj falas.

E falenderoj Benet Becin, u bëftë 100 vjeç për mua se më krijoi mundësinë që të bëj koncertin. U bë reagimi që nuk bëhet koncerti. Më ka thirrur kryetari në zyrë dhe më ka thënë: Bujar më vjen keq por nuk kemi dëshirë që të kemi përplasje arti dhe sporti. Nuk kemi dëshirë që njerëzit të mendojnë keq për koncertin.

Post navigation

Previous: “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm
Next: VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.