Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“I ka marrë pikë edhe Tiranës kryesuese”, Grurishta paralajmëron ekipin e tij: Kujdes Kastriotin…

ShkodraWeb 19 November, 2021
Erdenis-Gurishta

Vllaznia do të luajë nesër sfidën javës së 9-të të Superligës. Shkodranët presin në “Loro Boriçi”, Kastriotin dhe pas 3 rezultatesh negative radhazi kërkojnë me çdo kusht të rikthehen te fitorja. Sot në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Brdaric ishte edhe Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë i cili u shpreh:

Kastrioti? “Është një kundërshtar i vështirë, ky kampionat ka treguar që nuk ka kundërshtar të lehtë. Po të marim një shembull me Tiranë që ka bërë një fazë të parë perfekte dhe ka lënë pikë ndaj Kastriotit dhe Egnatias, ndërsa me ekipet pretedente i ka fituar ndeshjet. Ky kampionat tregon që nuk ka ndeshje të lehta dhe ndeshja nesër duhet marrë seriozisht dhe duhet fituar me patjetër”.

Pushimi për shkak të Kombëtareve? “Pushimi erdhi në momentin e duhur sepse ishim pas disa rezultateve jo të mira dhe kjo ndalesë na ka shërbyer për mirë. Të gjithë lojtarët kanë reflektuar dhe I kemi kuptuar gabimet që kemi bërë. Jemi të motivuar për ndeshjen e nesërme. Pushimi na bëri mirë dhe kjo u reflektua në Kupë ndaj Pogradecit që shënuam 6 gola pavarsisht diferencave. Skuadra është e motivuar që nesër të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin”.

Gati gjysma e pikëve nga sezoni i kaluar? “Është e vërtetë kjo gjë, por jemi të vetdijshëm që skuadra ka shumë cilësi dhe forca për të dalë nga kjo situatë. Jam I sigurt që shumë shpejt do të vijnë rezultatet dhe besoj se Vllaznia do të rikthehet aty ku të gjithë tifozët e dëshirojnë”.

Kalendari? “Në 5 ndeshjet e radhës, 4 I kemi në Shkodër. Ne si në Shkodër, por edhe jashtë futemi gjithmonë në fushë për të marrë maksimumin. Të luash në Shkodër 4 ndeshje është gjë e mirë, shpresoj që të kemi edhe përkrahjen e tifozëve e ne do të bëjmë maksimumin duke filluar që nga nesër pasi nesër është finalja jonë”.

Tifozët? “E kuptoj që janë mërzitur pasi kanë pritur më shumë nga ne, por ato që kanë ikur nuk kthehen më. Tifozët duhet t’I japin kurajo skuadrës edhe në momente të vështira dhe ne do të kthehemi aty ku të gjithë e dëshirojmë”.

Aspekti personal? “Vllaznia nuk është ajo e sezonit të kaluar, normalisht që shfaqen probleme të lojtarëve të caktuar. Në fillim të sezonit kisha një dëmtim, por e kam kaluar dhe dita ditës po kthehem te ai Gurishta i sezonit. Më e rëndësishme është që Vllaznia të kthehet te ajo Vllazni e sezonit të kaluar dhe jo të kthehet Gurishta dhe pastaj lojtarët e tjerë të mos jenë në 100% e tyre”, u shpreh kapiteni Gurishta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Jemi të motivuar për të fituar nesër”, trajneri Brdariç ‘karikon’ skuadrën para ndeshjes me Kastriotin
Artikull pasardhës: “Kuvendi i 18 dhjetorit përgjigja e duhur…”, Gazment Bardhi: Problemet personale Berisha t’i mbajë në shtëpi…

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.