ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“I implikuari në zhdukjen e babait nuk është më gjallë…”, djali i Remzi Hoxhës: Çfarë i thashë Saimir Tahirit…

Ardian Hoxha, i biri i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i zhdukur para 24 vitesh ne Shqiperi ka zbuluar sot emrin e nje personi, qe sipas tij ka qene deshmitari kryesor dhe i implikur ne vr.asjen e te atit.

Ne nje konference per mediat, ai theksoi se Budjon Meçe, nuk është më gjallë. Deklarata e dhene ne perkujtim te 24-vjetorit te vr.asjes së të atit, akuzoi qeverine “Rama” deshtoi te zbardhte ngjarjen dhe zbuloi edhe bisedat qe ka bere me Saimir Tahirin ne kohen qe ai ishte ne krye te Ministrise se Brendshme.

“Mandati i dytë i qeverisë Rama dhe asnjë nga këta persona që ishin marrë me cështjen e babait tim nuk e kanë ngritur zërin. Kemi bërë tentativa për të takuar edhe kryeministrin Rama, vetë e kam takuar dy herë. Iu drejtova kryeministrit Rama, fillimisht na u tha se i duhej kohë, që të merret me çështjen. Por, në 2015 prapë e takova dhe i ofrova edhe një zgjidhje, se si ta zgjidhte më shpejt e më lehtë këtë çështje, duke e kapur Budjon Meçen, pasi kisha informacion se gjendej në Shqipëri, më orientoi te Saimir Tahiri, që ishte ministër i Brendshëm dhe më tha t’ia çoja të gjitha informacionet.

Saimir Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë. Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë. Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat. Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë. Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar. Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjera”, tha djali i Remzi Hoxhës.

Ai tregoi se po behen gati dy dokumentarë për figurën e te atit te tij. “Për të rritur presionin, ne kemi filluar të bëjmë edhe dokumentar për figurën e babait tim”- tha ai.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.