
Ka nisur një polemikë në distancë në mes ish- presidentit Berisha dhe nusesë së nipit të ish- diktatorit komunist të Shqipërisë. Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta, bashkëshorte e nipit të Enver Hoxhës, Ermal, ka reaguar ashpër pas një postimi të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ish- kryeministri kishte publikuar në profilin e tij në Facebook një “meme”, ku paraqitej nipi i ish- diktatorit dhe “laboratori i Xibrakës” dhe ku Berisha bënte një analogji në mes fatit të Ermal Hoxhës dhe një kryefamiljari përballë drejtësisë shqiptare.
Në këtë postim Berisha përmendte Ermal Hoxhën, duke shkruar se “nipi i diktatorit, Ermali narkotrafikant i lirë, Olsi që la Amerikën për Xibrakën, fryhet çdo ditë si shushunjë”.
Në postim shfaqet një foto “meme”, ndërsa në gjysmë të saj qëndron foto e Ermal Hoxhës, ku shkruhet: Për 20 kg kokainë bëri vetëm tre vjet burg”, ndërsa në pjesën tjetër të foto qëndrojnë imazhet e dy fëmijëve të varfër, ku shkruhet: Babai i këtyre po kryen dënimin 5 vjet burg për dritat”.
Pikërisht këtij postimi, i është kundërpërgjigjur këngëtarja Shkurta, e cila në një fotot të bërë publike në Instastory ka shkruar: Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve! Por merru me djalin tënd, Shkëlzen Berishën, që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg”, ndërsa e ka shoqëruar me një “emoji” që shkel syrin.