Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“I gjeta rastësisht një natë”, gjykata e Shkodrës lë në burg babanë dhe të birin, iu sekuestruan arsenal armësh dhe municione në banesë

ShkodraWeb 3 November, 2022
gjykata shkoder forca speciale

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të ndaluarit e operacionit Qarku në Shkodër. Bëhet fjalë për Petrit Kubazin dhe djalin e tij Gledis Kubazin. Përpara trupit gjykues Petrit Kubazi u shpreh se nuk ishte në dijeni të armëve dhe të municioneve që ndodheshin në banesën e tij.

‘Unë nuk e kam ditur aspak se ato armë dhe municioni ndodhej në banesën time. Vetëm kur kam ardhur në komisariat kam pyetur djalin dhe ai më ka thënë se i kishte gjetur një natë më përpara në një vend por nuk ka patur kohë të më tregojë sepse nuk jemi takuar dhe të nesërmen në mëngjes erdhi policia. Armën e gjahut shotgun e kam me leje sepse unë jam gjuetar ndërsa arma tjetër sportive edhe ajo është me leje dhe është e një të njohuri. Sa i përket pjesës tjetër të armatimit nuk kam patur asnjë ide se janë në banesën time. Radiot që janë gjetur ato ka tre vite që i kam sepse blihen kudo në internet dhe i kam përdorur për gjueti për të komunikuar. Unë kam punuar gjithë jetën time dhe më pëlqen gjuetia ndaj nuk kam asnjë lidhje me municionet.’- tha babai.

Ndërkohë djali i Petrit Kubazit, i biri Gledis Kubazi, 20 vjeç deklaroi përpara gjykatës së tri minat me telekomanda të lidhura me telefon, tetë kallepët e tritolit C4, kapsollat detonatore si dhe 50 fishekët, i kishte gjetur një natë më përpara por pa e ditur se çfarë janë.

“I kam gjetur rastësisht një natë më përpara por nuk ia kam vënë rëndësinë dhe nuk e kam ditur se çfarë janë konkretisht sepse nuk i njoh. I kam marrë pa e ditur se çfarë ishin dhe kam dashur që ta pyes babain se çfarë janë por nuk kam patur kohë të flas me të sepse të nesërmen erdhi policia dhe nuk arrita që të komunikoj me babain”, mësohet të ketë thënë 20 vjeçari.

Gatë seancës, avokatët mbrojtës Anton Kosteri dhe Edit Gyrçari kërkuan që gjykata e shkallës së parë të linte me masë sigurie “arrest shtëpie” 20 vjeçarin Gledis Kubazi dhe me të drejtë që të vijojë të ndjekë shkollën e mesme. Nga ana tjetër një masë lehtësuese u kërkuar edhe për shtetasin Petrit Kubazi duke qenë se nuk ka patur dijeni për municionet. Nga tjetër prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir ndërsa është në gjendje të lirë djali i vogël duke qenë se është minoren.

Kujtojmë se nga kontrolli i 8 banesave në disa lagje të qytetit të Shkodrës u gjetën arsenal armësh, mina, tritol, fishekë dhe aparatë për bllokim valësh që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Në pranga kanë rënë Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, Gledis Kubazi, 20 vjeç. Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë Gerlad Kubazi, 16 vjeç.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjykata e Apelit shtyn seancën për legjitimitetin e drejtimit të PD- së, ja cila ishte arsyeja e vendimit…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Ndryshim në Zyrën Vendore Arsimore në Shkodër, ja kush emërohet në krye të saj…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.