Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Editoriale

“I fortë na dolle more Gjino…”, “kushtetuesi” Bashkim Dedja rrëzoi sot zyrtarisht vettingun…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Vendimi i pak minutave më parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i mundëson kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja të vazhdojë detyrën e tij të lartë. Pavarësisht gjetjeve të rënda në deklarimet e pasurisë së Dedjes, trupa e KPK-së vendosi të mos i marrë parasysh.

Pas “cungimeve” të forta të Gjykatës Kushtetuese në ditët në vijim, mendohej e vështirë që edhe vetë kreu i saj të binte në “rrjetën” e vettingut. Megjithatë njerëzit e thjeshtë mendonin se “Drejtësia e re” ishte jo vetëm qorre (e verbër) por edhe shurdhmemece përballë atyre që gjykonte.

Por sot nuk ndodhi kështu. Bashkim Dedja rrëzoi përfundimisht “madhështinë” e vetting-ut të famshëm. Si pjesa dërrmuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe Dedja kishte probleme në deklarimet e pasurisë. Prona të blera me kredi pa interes nga familjarët e tij, vila jo në rponësi të tij por të cilave u paguhej energjia dhe uji nga kryegjykatësi etj. Për këtë të fundit, justifikimi i paraqitur para KPK-së nga avokati i tij Maks Haxhia, ishte më shumë se qesharak. I kishte kaluar kontratat e ujit dhe të dritave në emrin e tij, që vëllai të mos vinte çdo muaj nga Dibra për të bërë pagesat. Dhe KPK “e ha sapunin për djath” edhe pse më injoranti e di se pagesat mund të blhen nga posta, nga banka edhe nga fundi i botës.

Por këto duken “detaje të vogla”. Ajo që bie në sy është shumëfishimi me koeficent të lartë i pasurisë së Bashkim Dedjes, plot 17 herë nga nisja e karrierës. Edhe kjo shfër mbase nuk thotë shumë, por të mos konkretizohet. Çdo vit, pasuria e tij është rritur me rreth 29 milion lekë të vjetra ose mesatarisht 2.5 milion lekë në muaj. Edhe më budallai e kupton se me nivelin e rrogave në Shqipëri, edhe po të mos ushqehesh fare, të mos pish kafe dhe cigare, të mos veshesh dhe të mbathesh, të mos bësh pushime brenda e jashtë vendit, është e vështirë të kursehen 2.5 milion lekë cdo muaj. KPK jo vetëm ka mbyllur sytë, veshët e gojën, por ka bërë “off” çdo qelizë të trurit të antarëve të saj por edhe të shqiptarëve. Madje avokati Maks Haxhia, pasi ka marrë vendimin e KPK-së, para mediave nuk ka kursyer as relatoren nga akuzat direkte apo indirekte.

Ja pra që edhe nga vetting-u paska njerëz që janë më të barabartë se të tjerët para tij! Çështja që mund të shtrohet në këtë rast, përveç rrëzimit “hundë e buzë” të vetting-ut nga “i forti” i drejtësisë supreme në vend, është: KPK e mori në liri të plotë vendimin apo…dikush ndërhyri tek “drejtësia e re” siç ndodhte edhe me atë të vjetrën? KPK gaboi me dëshirë apo i thanë “gabo se nuk ka problem në këtë rast”?! Sepse gjithmonë mbi Kushtetutën, mbi ligjet është “Dikush” më i fortë…

Si edhe shumë raste të tjera, asnjëherë nuk do të merret vesh e verteta. Por nuk mund të mbulohet asnjëherë rrëzimi i vetting-ut nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Asshtu siç edhe krijohet një precedent i rrezikshëm që paragjykon çdo vendimmarrje të “drejtësisë së re”. E në fund, atyre që u rrëzuan nga vetting-u edhe për më pak mëkate së shefi i “Kushtetueses”, u mbetet në gojë një shije e keqe. Por mesa duket, nuk kanë qënë pjesë e projektit fillestar të “drejtësisë së re”. “I fortë na dolle more Gjino”, do të thuhej në një batutë të një filmi që i ka rezistuar kohës akoma…/Nga Blerti DELIJA/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Për plehrat që vrasin në emër të “pasionit”…
LAJM PAS: Pluhuri i harresës ra mbi 16 qershor 1990, kush e ka rradhën më pas…?

TË FUNDIT

DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…
  • Editoriale

DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…

3 weeks ago
EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!
  • Aktualitet

EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!

3 weeks ago
OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…
  • Editoriale

OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…

6 months ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 28 janar 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

1 hour ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

3 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.