Falë një beteje të gjatë ligjore me AIU, Sport Resolution (ose Gjykata Sportive Botërore ) me seli në Londër, ka shpallur PA-FAJËSINË time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës.
Isha i bindur që gjyqtaret e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, andaj jam tejet i lumtur, dhe me anë të këtij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim në pistë.
Faleminderime e mirënjohje për ata që besuan tek unë që nëe fillim, për punën e përkryer të avokatëve mbrojtës z. Ermir Beta dhe znj. Romina Zano, përkthyeses zyrtare znj. Etleva Pushi, si dhe familjes sime që duroj e përjetoj një stres të panevojshëm. /Nga Izmir SMAJLAJ, publikuar në Facebook/