I dogjen makinen, kryetari i Bashkise Lezhe deklaron se nuk ka konflikte me askend

“Nuk kam konflikte me askënd. Mjeti kishte ndezur një llambë defekti, e neglizhova problemin, nuk çova mjetin në servis”, ka thënë ai. Burimet nga policia thonë se nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme. Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

 Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Dy automjete jane shkrumbuar nga zjarri nderkohe qe ishin ne parking. Pas hetimeve te para rezulton se nje nga makinat, nje Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK eshte e kryetarit te bashkise se Lezhes, Fran Frrokaj.