Skip to content
17 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sport

“I besoj të gjithëve, edhe… Sherrit”, Jonuz ndryshon Vllazninë në Vlorë, skemë e re për kuqeblutë…

ShkodraWeb 23 October, 2019
jonuz vllaznia

Vllaznia i ka mbyllur dje përgatitjet për transfertën e Vlorës. Për këtë përballje tejet të rëndësishme trajneri Mirsad Jonuz e ka pasur thuajse të plotë grupin e lojtarëve.

Por, mësohet se ai do të bëjë disa lëvizje në formacion në krahasim me 11-shen që u aktivizua ndaj Partizanit. Një nga mungesat e mëdha të Vllaznisë për këtë takim do të jetë mesfushori brazilian Hygor.

Ai nuk do të udhëtojë në drejtim të Vlorës. Pavarësisht se pritej të ishte në fushë, stafi mjekësor dhe ai teknik, pasi kanë shikuar edhe një herë gjendjen e lojtarit, kanë vendosur që të mos e sforcojnë.

Hygor ka pësuar një hematomë në këmbën e djathtë, kështu që është vendosur që të qëndrojë pushim dhe të mos grumbullohet për Flamurtarin. Megjithatë, mësohet se lëvizjet në formacion do të jenë edhe për shkaqe të tjera. Lëvizje parashikohet të ketë në të tria repartet. Sa i përket sulmit, gjasat janë që në këtë takim do t’i ribesohet sërish Zogajt, një nga lojtarët më të spikatur për kuqeblutë në ndeshjet ku ai ka qenë në fushë.

Formacioni – Nisur nga ajo që është shikuar në seancën e fundit, për këtë takim trajneri Jonuz do të ndryshojë jo vetëm emrat në fushë, por edhe skemën e përdorur në takimet e fundit. Në portë do të jetë Sherri, ndërsa mbrojtja për transfertën e Vlorës pritet që të përbëhet nga katër lojtarë, ku bie në sy lënia jashtë e qendërmbrojtësit Shehi, i cili mund të ruhet për sfidën ndaj Laçit, si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Herald Marku.

Në këtë repart pritet që të rreshtohen nga e djathta Gligorov, ndërsa në qendër dyshja Gurishta e Malota dhe nga e majta ugandezi Ualisimbi Godfrej, që me sa duhet do të ketë takimin e parë si titullar në këtë sezon. Mesfusha do të përbëhet nga treshja Krymi, Ramadani e Kruja, ky i fundit do të zërë vendin e Hygorit në këtë takim. Ndërsa në sulm do të jetë treshja e përbërë nga Lika e Shtubina në krahë, ndërsa në qendër pritet që të luajë i riu Zogaj. Me sa duket, tekniku Jonuz ka zgjedhur skemën e tij të preferuar, 4-3-3, për të kërkuar fitoren në Vlorë.

Trajneri Jonuz – Tekniku i Vllaznisë u shpreh se nuk pret të jetë një përballje e lehtë, por si zakonisht është optimist për të arritur një tjetër rezultat pozitiv ndaj Flamurtarit. “Kemi një ndeshje të vështirë ndaj Flamurtarit dhe më pas ndaj Laçit, por forcat tona dhe mendja është te takimi me Flamurtarin.

Besoj se kemi mundësinë për të rikuperuar ato që lamë. Këtë e mbështes te puna që kanë bërë lojtarët. Ata janë mirë fizikisht, por edhe në aspektet e tjera. Do të shkojmë pa asnjë diskutim për fitore ndaj Flamurtarit dhe më pas për të filluar punën për Laçin. Unë besoj te kjo skuadër, pasi ka dinamizëm dhe mendoj se do t’ia arrijmë të marrim pikët e duhura dhe të jemi në vend të katërt në këtë fazë.

Në këto ndeshje të mbetura duhet që të shikojmë kualitetin e grupit, por edhe cilësitë individuale. Kjo ndeshje, por edhe sfidat e tjera deri te përballja me Bylisin, janë që të gjitha tepër të rëndësishme. Mesazhi im për lojtarët e Vllaznisë është ky: Unë besoj tek ata, besoj edhe te portieri. I mbështes që të gjithë. Kam besim te suksesi në këtë takim”, deklaroi trajneri Jonuz për gazetarin Admir URUÇI.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Komisioni i Reformës Zgjedhore Gjiknuri- Hajdari, PD merr vendimin e rëndësishëm…
Artikull pas: Flamurtari- Vllaznia, ja cili është “bilbili” që FSHF-ja i ka besuar arbitrimin e ndeshjes…

TË FUNDIT

alban xhaferi shkresa fshf bashkia 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në

ShkodraWeb 16 June, 2025
IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
mirembajtja-e-fushave
  • Kryesore

VIDEO – FSHF nis projektin për mirëmbajtjen e fushave sportive, dhuron makineri për klubet e futbollit

ShkodraWeb 12 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension… 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi” 16 June, 2025
  • E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen 16 June, 2025
  • SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Jo koncertit të Bujar Qamilit në stadium”, KF Vllaznia zyrtarizon qendrimin e saj me një takim… 16 June, 2025
  • DOSSIER – Urdhri që vrau 17-vjeçarin Pëllumbi në kufi, arratisjet e paparashikuara dhe plumbat që shkurtonin jetën e djemve të rinj 16 June, 2025
  • DOKUMENTI – Përplasja me Bashkinë për recitalin e Bujar Qamilit në “Loro Boriçi”, Vllaznia “përzien” edhe FSHF- në 16 June, 2025
  • VIDEO – Recitali i Bujar Qamilit në stadium, “përplas” KF Vllazninë me Bashkinë e Shkodrës… 16 June, 2025
  • VIDEO – “Qejfi bahet me Shkodranë”, Bujar Qamili recitalin e jetës në “Loro Boriçi”, i dëmtojnë banerin e tij 16 June, 2025
  • SAGA E 11 MAJ 2025 – Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën… 16 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 qershor 2025… 16 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia shkoder naten 2025
  • Aktualitet

“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…

ShkodraWeb 16 June, 2025
benet beci alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Rreth dy vjet më parë, Xhaferi nënshkruante me Becin, aktivitete kulturore në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 16 June, 2025
mario bacaj australi 2025
  • Anëmbanë

E RËNDË – 28- vjeçari me origjinë nga Shkodra, i jep fund jetës në Australi, akoma nuk ka një motiv për ngjarjen

ShkodraWeb 16 June, 2025
ridval geraldaAAA likaj postribe 2025
  • Aktualitet

SENSIBILIZIM – “Vajza ime po lufton për jetën”, klithma e një babai nga Postriba për vogëlushen e tij…

ShkodraWeb 16 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.