Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Hysaj: Luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë, grupi është fantastik

ShkodraWeb 11 November, 2017
hysaParaTurqise

Elseid Hysaj ishte një nga të përzgjedhurit e kombëtares i cili është paraqitur sot para mediave për ndeshjen e së hënës që Shqipëria do të luaj kundër Turqisë. Hysaj deklaron se kjo përballje është e një niveli të lartë dhe se do t; shërbej shumë ekipit. Sa u takon prurjeve të reja, mbrojtësi i krahut të djathë shprehet se edhe ata janë përshtatur menjëherë me grupin.

Për miqësoren ndaj Turqisë

“Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, megjithatë kemi patur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe ne futbollistët jemi njohur më mirë me njëri-tjetrin por edhe me trajnerin.

Do të jetë një ndeshje kontrolli, për të kuptuar se ku kemi arritur dhe në çfarë forme jemi. Turqia është një skuadër shumë e fortë ka lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në klube shumë të mira. Ky do të jetë një test impenjativ për ne që do të bëjë të kuptojmë se cili është potenciali ynë i vërtetë. Nëse fitojmë do të merrnim shumë vetëbesim për të ardhmen”.

Për kualifikueset e përfunduara në vendin e tretë

“Ishim në një grup me Spanjën dhe Italinë dhe nuk duhet të anashkalojmë kurrë këtë fakt. Për ne eliminatoret e Botërorit ishin shumë të vështira. Vendi i tretë ishte pozitiv për ne, megjithatë duhet të shohim se ku kemi gabuar, për të sistemuar ato gabime në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për eliminatoret e Europianit të ardhshëm”.

Për grupin e lojtarëve

“Grupi është fantastik, edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur janë përshtatur menjëherë dhe mendoj që do të na japin një dorë për të arritur rezultate sa më pozitive”.

Për pozicionin si mbrojtës i majtë te Napoli

“Në klubin tim kam luajtur si mbrojtës i majtë edhe përpara tre vitesh por të rikthehesh në atë rol pas një periudhe kaq të gjatë është pak e vështirë, megjithatë unë jam i gatshëm aty ku ma kërkon trajneri dhe ku ka nevojë skuadra”.

Për titullin kampion me Napolin

“Fitimi i kampionatit do të ishte diçka shumë e madhe për Napolin, pasi kemi 30 vjet që e presim këtë mundësi. Ky është sezoni i duhur për t’ia arritur qëllimit. Humbëm një futbollist të rëndësishëm si Gulam por kemi lojtarë të tjerë me peshë në skuadër dhe besoj që do t’ia dalim”.

Post navigation

Previous: Pakti i ri sekret Rama-Basha, pse shqetësohet Berisha dhe Kryemadhi
Next: “Bella mafia” shqiptare/ Heroinë,kokainë e armë,kapen dy ‘zonjat’ shqiptare në Itali (video)

TË FUNDIT

grima kombetare playoff boteror 2027

Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027

ShkodraWeb 10 June, 2026
kupa botes 2026

Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë

ShkodraWeb 9 June, 2026
debutimi maran kombetare 2026

Trajneri “ngushëllohet” me ata që shkruan historinë, debutim me humbje i Rolando Maran në Kombëtare

ShkodraWeb 3 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.