EMRI+FOTO – Hynë në thellësi duke notuar pa mundur të kthehen në breg, një i ri nga Zogaj i shpëton jetën dy personave

Dy persona kanë shpetuar pasditen e sotme ”mrekullisht” pa u mbytur në Shirokë.

Ata kishin hyrë në thellësi duke notuar, por janë vënë në vështitësi në kthim. Në këto kushte ka nderhyrë me një lunder një i ri nga Zogaj që u ka dhënë ndihmen e parë, pikërisht Vildan Kacubela, lojtari dhe kapiteni i ekipit te Murlanit.

Vildan Kacubela

Më pas kanë qene forcat e kontrollit mjedisor qe kane shkuar me mjete lundruese, të cilet kanë marrë dy të rinjtë dhe i kanë nxjerrë në breg.

Për këte ngjarje janë njoftuar edhe forcat e policisë, të cilat akoma nuk kanë arritur të bëjnë identifikimin e dy të rinjve që janë rrezikuar. /tv1channel/

ShkodraWeb Channel

Open

Close