Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të celularëve, teorikisht përfitime për abonentët…

ShkodraWeb 3 December, 2018
celular cmime

Nga data 1 dhjetor e këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të Vodafone, Telekom dhe Albtelekom të cilat janë ulur me 17.5% me tarifat ekzistuese dhe pritet të reflektohen në tarifat që paguajnë abonentët.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kaloi në një kalvar të gjatë për marrjen e vendimit për uljen e tarifave të cilat duhet të ishin miratuar që në vitin 2016 kur AKEP nëpërmjet Vendimit Nr.2699, datë 01.12.2016, miratoi nxjerrjen në këshillim publik të dokumentit “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Këshillim Publik”. Ky konsultim publik nuk u konkludua me vendim për uljen e tarifave, të cilat mbeten në fuqi për vitin 2016.

Vendimi do shtyhej sërish në vitin 2017 pasi bazuar në kërkesën e Vodafone Albania, Këshilli Drejtues i AKEP në mbledhjen e datës 16.02.2017, vendosi për shtyrjen e periudhës së këshillimit publik të këtij dokumenti. AKEP me shkresën nr.2285 prot., datë 16.12.2017 i kërkoi operatorëve celularë Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom që në vijim të përfundimit të procesit të konsolidimit të tregut celular (me delajen nga tregu të Plus Communication më 1.01.2018), brenda datës 15.01.2018, të depozitojnë komentet finale në lidhje me dy dokumentat e nxjerrë në këshillim publik në Dhjetor 2016.

Vetëm pas ndryshimeve në strukturat drejtuese dhe menaxheriale të AKEP u mundësua realizimi i analizave të tregut dhe Bordi AKEP me vendimin Nr.11 datë 22.02.2018 miratoi dokumentin “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Dokumenti Përfundimtar”.

Bordi i AKEP me Vendimet nr.12, 13 dhe 14, datë 22.02.2018 vendosi përcaktimin e sipërmarrësve Vodafone Albania Sh.a., Telekom dhe Albtelecom me Fuqi të Ndjeshme në Treg për terminimin e thirrjeve në rrjetin publik telefonik të lëvizshëm Vodafone Albania dhe vendosjen e masave rregulluese.

Pas konsultimit publik të tarifave të terminimit, AKEP vendosi tarifa simetrike terminimi për të tre operatorët, me vendimet 72, 73 dhe 74 të datës 1.10.2018 sipas nivelit maksimal të vlerave dhe afateve të mëposhtëm:

Aktuale 1.12.2018 1.12.2019 -deri në një vendim tjetër të AKEP
Tarifa maksimale e Terminimit të thirrjeve
1.48
1.22
1.11
Shënim: Tarifat në lek/minutë pa TVSH

Hyrja në fuqi e tarifave të reja të terminimit nënkupton që llogaritjet e operatorëve për pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë drejt një operatori tjetër (p.sh. nga Vodafone te Telekom Albania) për muajin dhjetor do të llogariten sipas këtyre vlerave të ulura dhe pritet të reflektohen në uljen e tarifave përfundimtare që paguajnë abonentët për thirrjet celulare jashtë rrjetit (të barabarta me ato brenda rrjetit). /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: BIXHOZI/ Deputeti i Shkodrës Paulin Sterkaj kundër qeverisë, kërkon masa drastike për eleminimin e fenomenit…
Artikull pasardhës: FOTO/ Në prag përfundimi punimet në bllokun e pallateve në Xhabiej të Shkodrës…

TË FUNDIT

cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026 0
pus nafte

Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.