
Vllaznia u mposht sot nga Tirana në “Selman Stërmasi” me shifrat 2-0. Pas takimit për Supersport ka folur edhe trajneri i shkodranëve Ernest Gjoka. Ai u shpreh se humbja erdhi nga dy gabime. “Dy gabime dhe dy gola. U mposhtëm pasi harruam detyrat edhe pse kjo ndeshje na duhej. Do të jemi më shumë kërkues dhe pse e kishim vlerësuar Kupën. Më vjen keq me ato pak raste dhe jemi në rishikim dhe kemi halle shumë të mëdha.”