Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sport

Humbja me Skenderbeun, Gjoka: Vllaznia duhet te behet me mentalitet fituesi!

ShkodraWeb 5 November, 2017
gjokaSkend

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, mendon se sot diferencën e bëri cilësia e Skënderbeut. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai kërkoi nga lojtarët e tij që të ndryshojnë mentalitetin pasi pa mentalitet fitues nuk mund të ecet përpara.

Humbja

“Këto janë diferencat e skuadrës së mirë. Duhet të ishim më të kujdesshëm që mos pësonim gola të tillë, por lojtarët dhanë maksimumin për të bërë atë që kishim përgatitur. Me pak fat do kishim shënuar dhe mund të ishte ndryshe rrjedha e ndeshjes, por ekipi i mirë bën diferencën.”

Moskuptimi i Atsinës me Hasanin

“Janë gjëra që ndodhin, s’kemi ç’bëjmë, janë gjëra të ditura në futboll. Nëse do mirëkuptohej me Edonin ndoshta do shënohej, por e rëndësishme që duam të rritemi. Duhet te vrasim frikën dhe të kemi më shumë besim, të kuptojmë që kampionati është garë e gjatë dhe rëndësi ka të fitohen pikët.”

Nëse do ishte luajtur në Shkodër, do ishte tjetër ndeshje?

“Sigurisht që të luash në shtëpi është tjetër gjë, është plus ndaj kundërshtarit, por mos harroni që këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ne erdhëm në Korçë, fazën tjetër do vijnë ata në Shkodër.”

A do kërkohet sulmues në merkato? Ndaj Lushnjës ku do luhet?

“Mendoj që sulmuesi që kemi duhet të vijë akoma më shumë në formë sepse ka pasur dëmtim të gjatë dhe kjo e pengon. Merkato është larg, duhet të marrim më të mirën nga lojtarët që kemi.

Nuk mund ta jap unë këtë përgjigje. Nuk e di se ku do luajmë ndaj Lushnjës.”

Loja e praktikuar sot

“Duke njohur Skënderbeun në detaje menduam të kishim sulm të shpejtë dhe të saktë. Mund të kishim shfrytëzuar më mirë disa raste por duhet të rritemi akoma dhe të ndryshojmë ritëm dhe mentalitet. Duhet ta kuptojnë të gjithë te Vllaznia që pa u bërë me mentalitet fituesi nuk mund të ecet dot përpara.”

Kalendar i vështirë në 3 ndeshjet e para

“Unë e thashë që në kampionat duhen pikët pavarësisht kush ishin kundërshtarët. Ne duhet të bëjmë maksimumin pa u justifikuar.”

Pranimi për t’u luajtur në Korçë

“Të gjithë ne u munduam të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Kërkuam zgjidhje tjetër , nuk u realizua dhe u deturuam të pranonim këtë verdikt .”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Vllaznia mundet edhe nga Skenderbeu ne Korce, kuqeblute vetem 6 pike ne Superlige
Artikull pas: Kampioni i boksit motivon Vllaznine “B, premio per ndeshjen me Besen e Kavajes

TË FUNDIT

vior sinani sektori gara fshf 2025
  • Aktualitet

KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani…

ShkodraWeb 12 July, 2025
euro basket u16 2025 shkoder
  • Kryesore

VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci

ShkodraWeb 11 July, 2025
edi martini post daugavpils 2025
  • Aktualitet

“Jam optimist”, humbja me modestët letonezë të Daugavpils, Edi Martini: Mendoj se do t’ia dalim atje.

ShkodraWeb 10 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.