Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, në një intervistë për “RTSH” pas ndeshjes së humbur kundër Norvegjisë u shpreh se sot ekipit i mungoi agresiviteti. Balaj gjithashtu deklaroi se kjo ndeshje duhet të shërbeje si mësim për Kombëtaren.
“Mendoj që jo vetëm nga Balaj, por nga i gjithë ekipi, duhet të ishim më shumë agresivë dhe më me shumë dëshirë, të kërkonim fitoren. Hasëm vështirësi në krijimin e rasteve të rrezikshme.
Gjithë skuadra krijon, gjithë skuadra mbron. Ekipi kundërshtar u tregua agresiv që në minutat e para, duke vënë diktatit në fushë. Çaluam edhe nga aspekti fizik, por duhet të marrim si mësim dhe të ecim përpara. Dy momente u krijuan nga një rrëmuje në zonë”.