Humbja me Kukësin do t’i rëndojë Vllazninë edhe për ndeshjen e javës së shtatë, pasi trajneri Brdariç nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Erdenis Gurishta ndaj Vllaznisë.
Në minutën e 66-të ka një faull taktik të kapitenit Gurishta që ndërhyn ndaj Ndrecës.
Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë dhe shkodrani plotëson numrin katër të të verdhëve dhe automatikisht është i pezulluar për bardheblutë.
Përveç kapitenit, trajneri Brdariç nuk do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin Mustedanagiç, i cili në fund të sfidës me verilindorët u ndëshkua me karton të kuq.