Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Humbja me Brazilin, Lëv i zhgënjyer: Ia bëmë të lehtë fitoren, duhet të reagojmë…

ShkodraWeb 28 March, 2018
joakimLev2018

Trajneri Joahim Lëv ishte shumë i zhgënjyer pas ndeshjes së humbur ndaj Brazilit në Berlin. Trajneri gjerman kishte bërë disa ndryshime, duke çuar fillimisht portierin Ter Shtegen në shtëpi dhe më pas, Tomas Mylerin me Mesut Ozil. Në mbrojtje, ai i besoi Rydigerit dhe Xherome Boateng që mbajti edhe shiritin e kapitenit. Në mesfushë, Gyndogan dhe Kros u munduan të mbanin ekuilibrat. Në sulm luajti Gomez dhe në krahë dyshja Sane-Draksler që për hir të vërtetës nuk ishin në 100 për qind e formës së tyre. Lëv foli pas takimit dhe akuzoi skuadrën për lojë të dobët.

“Bëmë shumë gabime në pasim dhe humbnim topin shumë lehtë, duke ia bërë kundërshtarit më të lehtë. Secili nga lojtarët duhet të japë maksimumin kur luan këtu. Jam i zhgënjyer, por jemi në fazën e përgatitjeve ndaj kam besim që do të reagojmë. Në fushë luajtën disa djem të rinj dhe loja çaloi pak në balancat që ata nuk i ruajtën.

Brazili është një ekip shumë i disiplinuar taktikisht, ata kanë në përbërje lojtarë shumë teknikë. Gjithashtu janë shumë të shpejtë me topin. Ata erdhën me një shpirt të plagosur dhe ne e prisnim një paraqitje të tillë. Nuk ishte dita jonë”, përfundoi trajneri. Trajneri gjithsesi gëzon besimin e plotë të federatës dhe tifozëve gjermanë.

Në kohët e fundit, Lëv është përfolur për një punë të re te klubi i Bajernit, por ai iu përgjigj gazetarëve se kishte halle të tjera në këto momente, një refuzim i pastër ky për bavarezët… vetëm për tani. Gjermani është i fokusuar totalisht te përfaqësuesja dhe mendon për të mbrojtur titullin në Rusi. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për të.

“Pancerat” gjithmonë kanë treguar që mund të ringrihen kurdo. Dhe pse jo me përbërjen e lojtarëve që ishin në 2014, Gjermania e djeshme është premtuese. Sane, Draksler, Kimish dhe Rojs (që mungoi për shkak dëmtimi) do të jenë pa dyshim protagonistë në turneun e qershorit.

Pranë rikthimit është dhe Nojer që ka filluar të stërvitet te Bajerni ditën e ditëlindjes. Portieri është i rëndësishëm, pa dyshim që Ter Shtegen dhe Trap janë portierë të mirë, por Nojer mbetet Nojer dhe suksesi nis gjithmonë nga porta për gjermanët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ India do të thyejë rekordin botëror: Statuja më e lartë në botë gati brenda vitit…
Artikull pasardhës: Ngjela paralajmëron arrestime të forta: Korrupsioni kryeministror është i lebetitur…

TË FUNDIT

pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kevin dodaj 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton sërish Kevin Dodaj, mund Teutën në “Loro Boriçi” dhe shkon në +5 nga ndjekësit

ShkodraWeb 12 April, 2026 0
komisioni disiplina fshf

“Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.