
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bubullimë të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa paraprakisht dyshohet për dy persona të cilët kanë humbur jetën. Ata janë identifikuar si Aurora Basha rreth 20-vjeç, e cila ishte ndodhej në makinën e drejtuar nga taksisti Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, edhe ai viktimë.
Burimt bëjnë të ditur se viktima dyshohet se janë babë e bijë. Nga të dhënat e para raportohet se një makinë ka humbur kontrollin duke dale nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi Paraprak i Policisë
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




